Eduard Zaloshnja: Kur Berisha doli me epërsi ndaj Bashës në sondazhet e mia…

Eduard Zaloshnja: Kur Berisha doli me epërsi ndaj Bashës në sondazhet e mia…

Sali Berisha e Lulzim Basha

Para zgjedhjeve të parakohshme bashkiake të marsit 2022, u publikuan disa sondazhe të mia për 6 bashkitë ku u zhvilluan ato zgjedhje. Në të gjashtat, kandidatët e Berishës për kryebashkiakë më rezultuan me epërsi ndaj kandidatëve të Bashës. Madje në Shkodër, kandidati i Berishës më rezultoi me epërsi edhe ndaj kandidates së Ramës.

Pas atyre sondazheve, shumë antiberishistë bënin komente, që përmblidheshin me pyetjen: “Si mund të marrin kandidatët e Berishës më shumë vota se ata të Bashës, ndërkohë që ky i fundit zotëron grupin parlamentar dhe degët/seksionet e PD-së?” Përgjigjia që u jepja komenteve të tilla atëherë ishte se sondazhet unë e kisha zhvilluar me votues të thjeshtë të 6 bashkive, e jo me deputetë apo drejtues të degëve/seksioneve të PD-së…

Dhe rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të marsit 2022 e konfirmuan sondazhet e mia parazgjedhore: Në të gjashta bashkitë, kandidatët e Berishës për kryebashkiakë rezultuan me epërsi ndaj kandidatëve të Bashës. Madje në Shkodër, kandidati i Berishës rezultoi me epërsi edhe ndaj kandidates së Ramës.

Para zgjedhjeve të majit 2023, publikova sondazhe në tri bashki kryesore: Tiranë, Shkodër, Durrës. Dhe në të tria, kandidatët e Ramës më rezultuan me epërsi ndaj kandidatëve të Berishës.

Pas atyre sondazheve, shumë antiramistë bënin komente, që përmblidheshin me pyetjen: “Si mund të marrin kandidatët e Ramës më shumë vota se ata të Berishës, ndërkohë që Rama kritikohet çdo natë nga analistë në media dhe nga organizata ndërkombëtare?” Përgjigjia që u jepja komenteve të tilla atëherë ishte se sondazhet unë i kisha zhvilluar me votues të thjeshtë të bashkive, e jo me analistë mediash apo punonjës organizatash ndërkombëtare…

Dhe rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të majit 2023 i konfirmuan sondazhet e mia parazgjedhore: kandidatët e Ramës për kryebashkiakë rezultuan me epërsi ndaj kandidatëve të Berishës në të tria bashkitë. Madje me epërsi të madhe.

Edhe për sondazhet që kam zhvilluar javët e fundit, janë bërë komente si të mësipërmet. Mbetet të shohim nëse sondazhet e tanishme parazgjedhore (që parashikojnë deri më sot një fitore të Ramës) do të më konfirmohen në zgjedhjet e 11 majit…

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët