Eduard Zaloshnja: Më pak se 1.4 milionë banorë?!

Eduard Zaloshnja: Më pak se 1.4 milionë banorë?!

Pas hakerimit kibernetik të INSTAT-it, PD-ja e Rithemelimit hodhi në qarkullim hipotezën se kemi të bëjmë me një vetë-hakerim. Dhe pse INSTAT-i ka bërë vetë-hakerim sipas kësaj hipoteze? Nga Censi paskan dalë më pak banorë se sa votuan vjet më 14 maj…

Por sa votuan vjet më 14 maj? Sipas shifrave të certifikuara zyrtarisht që publikoi së fundmi Celibashi i KQZ-së, morën pjesë në votim pothuaj 1.4 milionë zgjedhës (18 vjeç e sipër). Ndërsa sipas hipotezës së Rithemelimit, i bie që në Shqipëri të banojnë më pak se 1.4 milionë shtetas gjithsej (nga 1 deri në 100 vjeç).

Hipoteza e Rithemelimit e vë në dyshim pjesëmarrjen në zgjedhje të certifikuar nga Celibashi, sepse sipas hipotëzës, i bie që të jenë raportuar si pjesëmarrës shtetas që nuk banojnë në Shqipëri. Por në fakt, qysh kur u fut certifikimi elektronik i kartës së identitetit në zgjedhjet shqiptare, asnjëherë nuk ka patur ndonjë ankesë në lidhje me numrin e pjesëmarrësve (ka patur vetëm raste sporadike të tjetërsimit të votave gjatë numërimit, që janë proceduar penalisht). Në të 5200 qendrat e votimit kanë qenë komisione me 7 anëtarë të palëve kryesore, që kanë verifikuar kartat e identitetit të pjesëmarrësve (për të mos lejuar votim për familjarët jashtë vendit).

Kuptohet që hipoteza e Rithemelimit hedh dyshime të forta mbi shifrat e Censit që do të publikojë në qershor INSTAT-i, sepse sipas kësaj hipoteze, i bie që popullsia e vendit të jetë përgjysmuar në dekadën e fundit.

Sidoqoftë, deri sa t’i publikojë INSTAt-i shifrat e Censit, disa konstatime mund t’i bëjë edhe një qytetar i thjeshtë.

Sipas KQZ-së, votuan vjet më 14 maj pothuaj 400 mijë zgjedhës së qarkut Tiranë (Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë e Rrogozhinë). Sipas hipotezës së Rithemelimit, i bie që KQZ-ja ta ketë fryrë artificialisht pjesëmarrjen, sepse as 400 mijë nuk janë banorë në qark (duke përfshirë edhe fëmijët e adoleshentët)!!! Por kushdo që banon në qarkun e Tiranës, e kupton se popullsia po i afrohet 1-milionëshit në qark (pa patuar nevojë të shkojë derë më derë të numërojë)…

Sipas KQZ-së, votuan vjet më 14 maj pothuaj 135 mijë zgjedhës së qarkut Durrës (Durrës, Krujë e Shijak). Sipas hipotezës së Rithemelimit, i bie që KQZ-ja ta ketë fryrë artificialisht pjesëmarrjen, sepse as 135 mijë nuk janë banorë në qark (duke përfshirë edhe fëmijët e adoleshentët)!!! Por kushdo që banon në qarkun e Durrësit e kupton se popullsia i ka kaluar 300 mijët në qark (pa patuar nevojë të shkojë derë më derë të numërojë)…

Sipas KQZ-së, votuan vjet më 14 maj pothuaj 144 mijë zgjedhës së qarkut Fier (Fier, Lushnje, Divjake, Mallakaster, Patos e Roskovec). Sipas hipotezës së Rithemelimit, i bie që KQZ-ja ta ketë fryrë artificialisht pjesëmarrjen, sepse as 144 mijë nuk janë banorë në qark (duke përfshirë edhe fëmijët e adoleshentët)!!! Por kushdo që banon në qarkun e Fierit e kupton se popullsia i ka kaluar 300 mijët në qark (pa patuar nevojë të shkojë derë më derë të numërojë)…

E kështu mund të vazhdohet me qarqet e tjera, për të kuptuar se numri i banorëve të Shqipërisë është shumë më i madh se 1.4 milionë pjesmarrësit në zgjedhjet e vjetshme.

Sa i përket banorëve të rritur (18 vjeç e sipër), kam bërë një vlerësim të përafërt vjet në shtator, kur drejtova një sondazh rigoroz në terren nga Konispoli në Vermosh. Rezultoi se 68.6% kishin votuar më 14 maj dhe 31.4% nuk kishin votuar. Duke e marrë të mirëqënë shifrën e certifikuar nga Celibashi të 1.4 milionë pjesëmarrësve, mund të llogaritet se rreth 650 mijë banorë të rritur nuk morën pjesë në zgjedhje. Dmth, rreth 2 milionë e 50 mijë banorë të rritur ishin vjet në Shqipëri (meqë çdo sondazh ka një marzh gabimi statistikor rreth, 2.6% në rastin e mësipërm), kjo shifër mund të luhatet me +/- 50 mijë).

Ndërsa sa i përket numrit të fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri, ai mund të ekstrapolohet me një farë përafërsie nga shifrat e publikuara për nxënësit në shkolla dhe fëmijët në kopshte e çerdhe. Me afërsi, janë diku në intervalin 500-600 mijë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 03/02/2024 17:34

    Ske llogaritur qe ne vend te emigranteve votojne ca sherbtor partish. Ne shqiperi svotone kurre me shume se 800 mije banore. Fshatrat qe sot jane bosh dit votimesh behen me 800 1000 votues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë