Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare paraardhëse përbëjnë zakonisht një bazë të mirë për parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale.
Aty ku njëri krah ka patur epërsi të dukshme në zgjedhjet paraardhëse parlamentare, suksesi në zgjedhjet lokale ka qenë pothuaj i sigurtë.
Por zgjedhjet e 6 marsit do të zhvillohen pas një ngjarje të veçantë – Berisha dhe pasardhësi i përzgjedhur prej tij (Basha) janë në një luftë politike për jetë a vdekje. Si rrjedhojë, elektorati i djathtë është tashmë i përçarë.
Përçarja e PD-së do të ndikojë padyshim në bashki si Durrësi, Lushnja, Vora e Rrogozhina, ku e majta rezultoi me epërsi në 25 prillin e vjetshëm. Duke ia bërë asaj të lehtë që ta ruajë përsëri epërsinë (shihni rezultatet e vjetshme në tabelën shoqëruese).
Në Shkodër e Dibër, partitë opozitare (PD-AN dhe LSI) patën epërsi në 25 prillin e vjetshëm. Por sivjet PD-AN është e përçarë dhe votuesit e LSI-së nuk dihet nga do të anojnë apo nëse do të votojnë në këto dy bashki.
Për arsyet e mësipërme, gara duket se do të jetë e fortë për krejtë e bashkive në Shkodër e Dibër. Ndërsa në bashkitë e tjera, gara kryesore mbetet të jetë mes kandidatëve të Berishës e Bashës, se kush do të dalë i dyti apo i treti…
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
34.8%
Vota total: 778
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Eduard Zaloshnja: SHBA në sintoni të plotë me shumicën dërrmuese të zgjedhësve shqiptarë
19 Dhjetor, 13:41
-
Eduard Zaloshnja: Nëse SPAK-u do të ishte një parti politike, do të ishte absolutisht e para
17 Dhjetor, 12:36
-
Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit
16 Dhjetor, 12:21
-
Eduard Zaloshnja: A do të bëhen partitë e reja pengesë për 84 mandatet e Ramës?
15 Dhjetor, 12:44
-
Eduard Zaloshnja: Ndoshta tek 35-vjetori i PD-së do të shkoj…
14 Dhjetor, 12:40
-
Eduard Zaloshnja: Gjysma e elektoratit historik të PD-së ka firuar…
13 Dhjetor, 17:35
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, PS merr mandatin e 4! Bie mbështetja për PD, rriten me 5% partitë e reja! Dumani kampion i antikorrupsionit, diaspora: Mesazh kundër Berishës
12 Dhjetor, 22:59
-
Eduard Zaloshnja: Sondazhi - Kujt i japin më shumë të drejtë kryeqytetasit në përplasjen Berisha-Veliaj?
11 Dhjetor, 10:02
-
Eduard Zaloshnja: 600 milionë euro më 2025 vetëm për interesesat e borxhit të akumuluar ndër dekada
10 Dhjetor, 13:05
-
Eduard Zaloshnja: Tiranës i duhet një metro!
8 Dhjetor, 15:09
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48