Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare paraardhëse përbëjnë zakonisht një bazë të mirë për parashikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale.
Aty ku njëri krah ka patur epërsi të dukshme në zgjedhjet paraardhëse parlamentare, suksesi në zgjedhjet lokale ka qenë pothuaj i sigurtë.
Por zgjedhjet e 6 marsit do të zhvillohen pas një ngjarje të veçantë – Berisha dhe pasardhësi i përzgjedhur prej tij (Basha) janë në një luftë politike për jetë a vdekje. Si rrjedhojë, elektorati i djathtë është tashmë i përçarë.
Përçarja e PD-së do të ndikojë padyshim në bashki si Durrësi, Lushnja, Vora e Rrogozhina, ku e majta rezultoi me epërsi në 25 prillin e vjetshëm. Duke ia bërë asaj të lehtë që ta ruajë përsëri epërsinë (shihni rezultatet e vjetshme në tabelën shoqëruese).
Në Shkodër e Dibër, partitë opozitare (PD-AN dhe LSI) patën epërsi në 25 prillin e vjetshëm. Por sivjet PD-AN është e përçarë dhe votuesit e LSI-së nuk dihet nga do të anojnë apo nëse do të votojnë në këto dy bashki.
Për arsyet e mësipërme, gara duket se do të jetë e fortë për krejtë e bashkive në Shkodër e Dibër. Ndërsa në bashkitë e tjera, gara kryesore mbetet të jetë mes kandidatëve të Berishës e Bashës, se kush do të dalë i dyti apo i treti…

Sondazhi i ditës:
A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?
-
PO
18%
-
JO
73.2%
-
NUK E DI
8.8%
Vota total: 3409
Lajme të tjera
-
Zaloshnja: 60% e demokratëve me Berishën, 20% me Alibeajn, 20% me asnjërin! Zgjedhja e presidentit, manovër e Ramës për të përçarë edhe më shumë demokratët
10 Maj, 12:38
-
Zaloshnja: 31-përqindëshi i së keqes më të vogël
5 Maj, 11:06
-
Fushatë në ambientet e një shkolle për 6 marsin, gjobitet me 100 mijë lekë kryetarja e Bashkisë së Durrësit
28 Prill, 16:02
-
Zaloshnja: Cilët janë 650 mijë votuesit gri?
27 Prill, 11:27
-
Eduard Zaloshnja: Fabula e Berishës për rikthimin në pushtet
25 Prill, 10:15
-
Zaloshnja: Pjesëmarrje e ulët në votim e zgjedhësve të rinj
20 Prill, 19:38
-
Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ verifikim paszgjedhor! Do të kqyren fletët e votimit dhe materialet zgjedhore për 134 QV
15 Prill, 16:11
-
Zaloshnja: Shqiptarët ende skeptikë ndaj SPAK dhe BKH
10 Prill, 10:45
-
Eduard Zaloshnja: Këshillimi Kombëtar, anketim pa vlerë statistikore
8 Prill, 11:03
-
Opinioni i shqiptarëve rreth kërcënimit të sigurisë në Shqipëri e Ballkan nga lufta në Ukrainë
5 Prill, 10:51
-
Eduard Zaloshnja: Mediat, korrupsioni, krimi i organizuar
4 Prill, 09:47
-
Eduard Zaloshnja: Problemi i brendshëm i Berishës
30 Mars, 11:51