Eduard Zaloshnja: Nga 28% në 30% të PBB-së, 500 milionë euro më shumë për investime, rroga, pensione etj

Eduard Zaloshnja: Nga 28% në 30% të PBB-së, 500 milionë euro më shumë për investime, rroga, pensione etj

Foto ilustruese

Të ardhurat e arkëtuara gjithsej në Thesarin e Shtetit ishin vjet sa 28% e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Një rekord në historinë pluraliste të Shqipërisë (të ardhurat janë luhatur nga 14% deri në 27.8% të PBB-së). Por duket se ky rekord do të thyhet përsëri këtë vit.

Të ardhurat e arkëtuara gjithsej në Thesarin e Shtetit në katërmujorin e parë ishin 11.6% më të larta se të së njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, nga të dhëna paraprake të INSTAT-it, duket se PBB-ja është rritur vetëm 3.6% gjatë katërmujorit (zhveshur nga inflacioni).

Në qoftë se këto dy ritme rritje vazhdojnë paralelisht deri në fund të vitit, nuk do të jetë çudi që në fund të vitit, arkëtimet në Thesarin e Shtetit të arrijnë kufirin e rëndësishëm psikologjik 30% të vlerës së PBB-së. Që do të përkthehej këtë vit në rreth 500 milionë euro më shumë për investime, rroga pensione etj. etj.

Dy mundësitë më të mëdha për rritjen e arkëtimeve në Thesarin e Shtetit janë zhdoganimi i karburanteve dhe mbledhja e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Së pari, sasia e zhdoganuar e karburanteve ka mbetur pothuaj e pandryshuar për një dekadë, ndërkohë që numri i automjeteve aktive të regjistruara është dyfishuar. Automjetet aktive nuk janë bërë dyfish me eficiente në konsumimin e karburantit dhe as nuk e kanë përgjysmuar numrin e kilometrave që përshkojnë! Prandaj, ka vend për rritjen e zhdoganimit të karburantit. Që përkthehet në rritje të arkëtimeve në Thesarin e Shtetit…

Së dyti, ka lajme të pafundme në media për punëdhënës që i paguajnë punonjësit në të zezë ose që raportortojnë rroga minimale të punonjësve, për t’iu shmangur pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetsore. Dhe një krahasim me fqinjin tonë verior, Malin e Zi, nxjerr në pah magnitudën e këtij problemi.

Në Malin e Zi, detyrimi i kontributit mesatar të sigurimit shoqëror e shëndetësor për çdo punonjës është vetëm 20% më i lartë se në Shqipëri, por arkëtimet në Thesarin e Shtetit atje janë dyfish më të mëdha se këtu (në raport me PBB-në). Gjë që tregon se ne kemi mundësi për rritje të arkëtimeve në këtë drejtim. Aktualisht, arkëtimet nga kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore në Shqipëri i janë afruar nivelit 5.9% e vlerës së PBB-së. Por ka mundësi që të shkojmë më lart.

Me pak fjalë, një çikë këtu e një çikë atje, ne mund ta arrijmë nivelin 30% të PBB-së. Që do të përkthehej këtë vit në rreth 500 milionë euro më shumë për investime, rroga pensione etj, etj….

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali