Presidentit të parë të SHBA-së, Xhorxh Uashington i atribuohet thënia “Nuk luftova kundër një mbreti, që të bëhem mbret vetë”, të cilën thuhet se e ka thënë kur pa se asnjë rival nuk po guxonte të konkuronte ndaj tij për postin e presidentit (pasi ai ishte zgjedhur deri atëherë dy herë rradhazi me shumicë absolute). Dhe u tërhoq në jetën private në moshën 65 vjeçare.
59-vjeçari Edi Rama është zgjedhur deri më sot tre herë kryeministër i Shqipërisë, dhe duke gjykuar nga slogani i kongresit aktual të partisë së tij, synon të mbetet në pushtet deri në vitin 2030. Mbret e kaluar mbretit!
Në fakt, ai nuk ka aktualisht rivalë që ta kërcënojnë elektoralisht, as brenda e as jashtë partisë së tij.
80-vjeçari Berisha mund të ketë maksimumi deri në 400 mijë përkrahës. 50-vjeçari Basha mund të ketë maksimumi deri në 100 mijë përkrahës. 54-vjeçari Meta mund të ketë maksimumi deri në 80 mijë përkrahës. 42-vjeçari Qorri mund të ketë maksimumi deri në 40 mijë përkrahës. Të tjerë opozitarë mund të grupohen thjesht tek kategoria “Etj”. Por edhe sikur t’i mbledhësh të gjithë opozitarët bashkë në një koalicion (gjë që s’ka shanse praktike të ndodhë), përkrahësit e tyre nuk i afrohen dot murit prej rreth 800 përkrahësish të Ramës, që e ka ngritur qysh nga 2009-ta…
Brenda PS-së, Veliaj, Balla, e Balluku mund të kenë kuota të mira në opinionin publik (falë punës së tyre në postet që kanë), por po t’i kundërvihen “mbretit” Rama para 2030-ës, kuotat mund t’u shkojnë afër zeros…
Me pak fjalë, deri më 2030, “mbreti” Rama nuk ka ndërmend të tërhiqet nga froni, ndërkohë që asnjë nga rivalët e tij të mundshëm nuk ka këllqe ta lëvizë prej andej. Dmth, hasta la vista deri më 2030
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 567
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
Vrasjet më 21 janar, Berisha i kthehet akuzave të vjetra: Ina Rama 'puçiste', Edi Rama kërkoi pushtetin me dhunë
21 Janar, 12:59
-
'Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën! SPAK i zënë me çdo gjë tjetër përveçse me këtë çështje
21 Janar, 12:51
-
14 vite nga vrasjet shtetërore të 21 janarit, Rama: Drejtësia nuk duhet vonuar më! Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur
21 Janar, 08:00
-
Eduard Zaloshnja: Dy presidentët që ndërruan trajektoren e SHBA së në 100 vjetët e fundit
20 Janar, 18:21
-
Hiqet tumori epidural te një paciente 24-vjeçare, realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në QSUT
20 Janar, 11:46
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama takim me drejtuesit politik të qarqeve
20 Janar, 11:09
-
Rama sot në Zvicër, merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2025 në Davos
20 Janar, 09:28
-
Instalohet zipline në Pukë, së shpejti edhe në 6 vende të tjera (VIDEO)
20 Janar, 08:34
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Analiza e britanikëve të 'The Economist': Rama fiton mandatin e katërt, PD e dobësuar nga lufta e brendshme
19 Janar, 21:41
-
Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të ri të Kardiokirurgjisë në QSUT: Gati për shërbime të cilësisë më të lartë dhe me teknologji të avancuar! (VIDEO)
19 Janar, 20:47
Po mirë more z.Zaloshnja ç'farë të bëjmë që ta ulim nga froni? Hë se mu kujtua të vëmë Argitën si e mesme që është, si thua zotrote? Aman na jep një mëndie, sena duhet shpejt ama për të prishur dhe shitur Mëmëdheun.
Përgjigju