Indeksi S&P 500 është një mesatare e ponderuar e aksioneve të 500 kompanive më të mëdha në botë. Luhatjet e tij shërbejnë si barometër i humorit të investitorëve në bursat e aksioneve të kompanive. Kur ka më shumë investitorë optimistë sesa pesimistë për të ardhmen e këtyre kompanive, ky indeks rritet. Dhe anasjelltas…

Në fund të ditës së djeshme, indeksi S&P 500 arriti kuotën 6967.38, ose 1.59% më lart se më 1 janar të këtij viti (shihni grafikun e mëposhtëm). Ndërkohë, krahasuar me “gropën” e thellë të 30 marsit (kur indeksi zbriti në kuotën e ulët 6369.2), rritja aktuale është 9.4%!

Një rritje e tillë tregon se miliarda dollarë janë hedhur nga investitorët në bursat e aksioneve, për të blerë aksione të 500 kompanive më të mëdha. Gjë që dëshmon se ata besojnë se paqja do të rikthehet në zonën e nxehtë përrreth Iranit, dhe kështu biznesi i madh do të vazhdojë të lulëzojë siç po lulëzonte në fillim të vitit…