Eduard Zaloshnja: Pse kaq pak bashki me kandidatë për primaret e PD-së?
Berisha në një konferencë për primaret
Nga një monitorim i mediave vendase në internet, rezulton se vetëm në 16 bashki (nga 61 gjithsej), janë publikuar emra për kandidatë primaresh të PD-së (të cilat do të përcaktojnë nga një kandidat për kryebashkiak të PD-së në secilën bashki). Pse ky ngurim kaq i madh i opozitarëve për të kandiduar në bashki të ndryshme?
Le të analizojmë hartën elektorale.
Në territorin e 40 bashkive, në zgjedhjet e vjetshme politike, votuan për partitë mazhoritare (PS+PSD) nga 51% deri në 66.5% e pjesëmarrësve. Në territorin e 6 bashkive të tjera, votuan për partitë mazhoritare (PS+PSD) nga 49% deri në 51% e pjesëmarrësve. Vetëm në 15 bashki (nga 61 gjithsej), votuan vjet më pak se 48% e pjesëmarrësve për partitë mazhoritare (PS+PSD) …
Pra, duket se ka një korrelacion të fortë statistikor mes numrit të bashkive me kandidatë për primaret e PD-së, nga njëra anë, dhe bashkive ku partitë mazhoritare (PS+PSD) u votuan prej më pak se 48% e pjesëmarrësve, nga ana tjetër.
Ata kandidatë potencialë opozitarë që kanë mbllaçitur në mendje idenë e kandidimit në 46 bashkitë me rezultate të vjetshme nga 49%-66.5% për mazhorancën, e dinë se do ta kenë tejet të vështirë atje. Sidomos kur dinë se opozita është e përçarë, ndërkohë që mazhoranca mbetet po aq eficciente në tthithjen e votave gjatë fushatës, pavarsisht pakënaqësive që mund të kenë votuesit e saj të vjetshëm…
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
34.3%
-
Të gabuar
56.6%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 1153
Lajme të tjera
-
Zaloshnja: Gjysma e zgjedhësve urbanë të Tiranës janë të ardhur nga rrethe të tjera, treçereku i kanë prindërit të ardhur
30 Janar, 09:35
-
Zaloshnja: 20% e atyre që votuan në prill 2021 s’preferojnë asnjë nga 4 politikanët kryesorë
27 Janar, 19:49
-
Zaloshnja: 3 bashkitë që synon PBDNJ
26 Janar, 09:05
-
Zaloshnja: Anti-rus para pensionit, pro-rus pas pensionit…
25 Janar, 14:24
-
Eduard Zaloshnja: Kurba e emigracionit shqiptar përgjatë tre dekadave të fundit
23 Janar, 19:09
-
Zaloshnja: Kilometrat e përshkruara janë dyfishuar, vdekjet rrugore janë përgjysmuar
19 Janar, 14:13
-
Zaloshnja: Epërsia paraprake elektorale e mazhorancës prej hartës aktuale territoriale
16 Janar, 14:35
-
Zaloshnja: Benet Beci rrotull 50-përqindëshit, pavarësisht se kë ka përballë në Shkodër
15 Janar, 10:11
-
Zaloshnja: Llatja 51%-56%, pavarësisht se sa ka përballë në Elbasan
12 Janar, 13:00
-
Zaloshnja: A do të jetë rezultati në Bashkinë Shkodër një shumatore e thjeshtë aritmetike?
10 Janar, 12:24
-
Zaloshnja: PS-ja fiton 39-48 bashki, pavarësisht sesi konfigurohet opozita
9 Janar, 09:25
-
Zaloshnja: Erion Veliaj 35-45 mijë vota epërsi, pavarsisht se kë ka përballë
8 Janar, 11:11
Persa kohe opozita eshte e percare, hezitohet te futet ne primare. Baza nuk eshte me foltoren por nga ana tjeter jane te bindur se Basha nuk i sjell dot ne pushtet. Me Berishen jo dhe jo. Prandaj po rrine ne zonen gri dhe po presin. Te konkurosh kur e di se nuk do fitosh me 14 maj do te thote te shkaterrosh ekonomine e familjes se fushata ka shpenzime.
Përgjigju