Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Studio e Repolitix

Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje edhe të emigrantëve, PS-ja e vetme duhet të shkojë deri tek 1 milion votat (krahasuar me 800 mijë votat e këtushme që ka marrë zakonisht së bashku me parti të vogla aleate). Gjithashtu, ai ka deklaruar se PS-ja e ka mundësinë të sigurojë të paktën 84 mandate në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Nga sondazhet e qarqeve që prezantova parmbrëmë në Report TV  rezultoi që, nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar para Krishtlindjes, PS-ja do të kishte siguruar e vetme 80 mandate. Ndërsa nga një ekstrapolim i përafërt i përqindjeve në qarqe, rezultonte se për PS-në ishin gati të votonin rreth 1 milion zgjedhës – rreth 700 mijë këtu dhe rreth 300 mijë nga jashtë.

Megjithëse në pamje të parë duket sikur objektivi i 1 milion votave është arritur qysh sot, ai është më i vështiri për t’u materializuar më 11 maj (krahasuar me objektivin e 84 mandateve).

Dhe ja përse:Teksa mundësia është e madhe që votat e këtushme të shtohen me nxehjen e fushatës (mund të shkojnë nga rreth 700 mijë sot për PS-në, në rreth 800 mijë më 11 maj), materializimin e votave të emigrantëve nga e thëna në të bërë e ndan një det i tërë…

Kështu, dikush në emigracion mund përgjigjet sot në sondazh se do të votjë për PS-në, por që ta bëjë vërtet këtë gjë duhet fillimisht të regjistrohet në aplikacionin elektronik të KQZ-së, pastaj të marrë prej saj fletën e votimit, ta plotësojë dhe të shkojë në postë që ta postojë. Nuk është njësoj si të dalësh në mëngjes nga shtëpia këtu ditën e zgjedhjeve, dhe të shkosh tek shkolla e lagjes për të votuar…

Me pak fjalë, 1 milion votat gjithsej për PS-në më 11 maj duken një objektiv i vështirë.

Sa i përket mandateve, edhe pse sot PS-ja ka vetëm 80 mandate (sipas sondazheve të sipërpërmendura në qarqe), mundësia për të arritur 84 mandate në 11 maj është e madhe. Arsyeja pse PS-ja nuk i arrin qysh sot 84 mandatet është se partitë e reja dalin me 12 mandate gjithsej në sondazhet në qarqe. Por historia elektorale na tregon se partive të reja u firojnë votat kur vjen dita e zgjedhjeve. Dhe mandatet hipotetike që u dalin atyre në sondazhe në muajt para zgjedhjeve thjesht mund të firojnë, duke u shkuar kështu dy partive të mëdha në ditën e zgjedhjeve…

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren

Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren