Eduard Zaloshnja: Rënie drastike e vdekjeve ose plagosjeve të rënda rrugore në tetë vitet e fundit

Eduard Zaloshnja: Rënie drastike e vdekjeve ose plagosjeve të rënda rrugore në tetë vitet e fundit

Foto ilustruese

Me rritjen e numrit të automjeteve në qarkullim, rritet probabiliteti i vdekjeve/plagosjeve të rënda nga aksidentet rrugore (kur kushtet e tjera mbeten njësoj). Në tetë vitet e fundit, numri i automjeteve aktive në Shqipëri ka shënuar një rritje dramatike prej 66% (nga 446 mijë më 2013, në 741 mijë më 2021 – shihni grafikun shoqërues).

Po a është rritur edhe numri i vdekjeve/plagosjeve të rënda nga aksidentet rrugore gjatë së njëjtës periudhë? Prëkundrazi, është ulur! Kështu, numri i vdekjeve është ulur me 33% (nga 295 më 2013, në 197 më 2021), ndërsa numri i plagosjeve të rënda pothuaj është përgjysmuar (nga 478 më 2013, në 250 më 2021 – shihni grafikun shoqërues).

Duke ndërthur të dhënat mbi automjetet aktive me të dhënat mbi vdekjet/plagosjet e rënda mund të llogaritet indeksi i vdekshmërisë (vdekje për 100 mijë automjete aktive) dhe indeksi i plagosjeve të rënda (plagosje të rënda për 100 mijë automjete aktive). Kështu, indeksi i vdekshmërisë ka shënuar një rënie drastike prej 60% (nga 66 më 2013, në 27 më 2021), ndërsa indeksi i plagosjeve të rënda ka shënuar një rënie edhe më drastike; pothuaj 70% (nga 107 më 2013, në 34 më 2021 – shihni grafikun shoqërues).

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e Torinos, italiani numri 1 në botë

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e Torinos, italiani numri 1 në botë