Në futbollin shqiptar, Fatmir Frashëri i ‘Tironës’ së famëshme të dikurshme ka qenë i pari që ka realizuar rivënie të forta anësore, mu sikur të ishin goditje këndi apo dënimi.
Dhe kohët e fundit në Premier League, po vihet re një shpeshtim i rivënieve të tilla anësore.
Si kanë ndryshuar statistikat në Premier League?
Prirjet në futboll shfaqen gradualisht ndër vite, por popullariteti i rivënieve anësore të ngjashme me goditje këndi apo dënimi në Premier League është rritur me ritme të shpejta muajt e fundit.
Për shumë vite, rivëniet anësore të ngjashme me goditje këndi apo dënimi konsideroheshin si një taktikë e vjetër, e rezervuar për skuadra që mbështeten tek fuqia ajrore më shumë sesa te teknika. Por gjatë dhjetë javëve të para të sezonit 2025/26, të gjitha skuadrat e Premier League kanë provuar të paktën tre rivënie të tilla prej 20 metrash të orientuara drejt brendësisë së zonës kundërshtare.
Kjo ka çuar në një mesatare prej 3.99 rivëniesh anësore të gjata për ndeshje, një rritje befasuese prej 162% krahasuar me mesataren 1.52 për 90 minuta në sezonin 2024/25.
Statistikat e rivënieve anësore të gjata në pesë sezonet e fundit
Në një të katërtën e sezonit të luajtur, tani kemi parë më shumë rivënie anësore të gjata sesa gjatë gjithë sezonit 2020/21 (kur ndeshjet u luajtën pa tifozë).
Që nga ajo shifër rekord e ulët, përdorimi i kësaj taktike është rritur sezon pas sezoni, derisa këtë vit ka arritur në nivele të papara deri më sot.
Cilat skuadra e përdorin më shumë këtë armë?
Trajneri i Brentford-it, Keith Andrews, është me fat që ka tre specialistë të rivënieve anësore të gjata — Michael Kayode, Mathias Jensen dhe Kevin Schade — ndaj nuk është surprizë që Brentford kryeson listën me 47 rivënie anësore të gjata në zonë.
Edhe:
⦁ Crystal Palace (Chris Richards, Jefferson Lerma),
⦁ Sunderland (Nordi Mukiele),
⦁ AFC Bournemouth (Antoine Semenyo)
përdorin shpesh këtë taktikë.
Është domethënëse që çdo skuadër e Premier League po eksperimenton me këtë mënyrë, për të depërtuar në zonën kundërshtare.
Skuadrat me më shumë rivënie anësore të gjata në zonë (sezoni 25/26)
1. Brentford – 47
2. Crystal Palace – 38
3. Sunderland – 33
4. Bournemouth – 30
5. Tottenham – 27
Cilat skuadra janë më efektivet në rivëniet anësore të gjata?
Skuadra e Oliver Glasner-it, Crystal Palace, është efektive me 34% sukses të rivënieve anësore të gjata, dyfishi i normës së Brentford.
Kjo e bën atë skuadrën me më shumë goditje drejt portës dhe me më shumë Expected Goals (xG) nga këto situata.
Si Palace ashtu edhe Brentford kanë shënuar nga dy gola secila nga rivënie anësore të gjata, duke përbërë gjysmën e totalit të golave të tillë këtë sezon.
Sezonin e kaluar, një gol nga rivënie anësore të gjata vinte një herë në 27 ndeshje; këtë sezon ritmi është rritur në një herë në 11.25 ndeshje.
Si po shënojnë skuadrat nga rivëniet anësore të gjata?
Prekjet me kokë te shtylla e parë po rezultojnë metoda më efektive.
Shumë skuadra po fokusohen aq shumë te mbrojtja e shtyllës së parë, sa po lënë hapësira të mëdha në pjesën tjetër të zonës.
Shembulli klasik nga Crystal Palace kundër Aston Villa:
Maxence Lacroix devijoi topin te Ismaila Sarr, i cili ishte i pambuluar te shtylla e dytë.
E njëjta gjë ndodhi me Brentford-in:
Schade dhe Kayode asistuan për Kristoffer Ajer, i cili devijoi topin drejt shokëve të lirë.
Edhe kur mbrojtja fiton duelin fillestar, topat e dytë shkaktojnë kaos, si te Manchester United kundër Sunderland: një devijim i një mbrojtësi i dhuroi Benjamin Sesko-s një gol të thjeshtë.
Liverpool po vuan më shumë — 3 gola të pësuar nga rivënie anësore të gjata — shpesh sepse nuk reagojnë shpejt ndaj topave të dytë.
Kush e hedh topin më larg në rivëniet anësore?
Michael Kayode (Brentford) është ylli i këtij sezoni:
⦁ 7 nga 15 rivënie anësore më të gjata të Premier League
⦁ më e gjata: 38.52 m
Mathias Jensen ka regjistruar një hedhje prej 45.38 m, por ajo përfshin disa kërcime të topit, prandaj nuk llogaritet si “rekord”.
Në këtë kategori kryeson Diogo Dalot (Man Utd), me një gjuajtje prej 38.63 m, e cila quhet gjuajtja më e gjatë “e pandërprerë”.
Kush ka më shumë saktësi?
Chris Richards (Crystal Palace) është lojtar i jashtëzakonshëm në këtë aspekt:
⦁ 10 rivënie anësore të gjata të sakta nga 29
⦁ 34.4% saktësi
Nordi Mukiele (Sunderland) është pas tij me 8 gjuajtje të sakta.
Te Bournemouth, lojtari që i hedh rivëniet anësore të gjata është sulmuesi Antoine Semenyo — një gjë jo e zakonshme, pasi zakonisht këto i bëjnë mbrojtësit dhe mesfushorët.
Te Newcastle, Tino Livramento pritet të ketë ndikim të madh pas rikthimit nga dëmtimi. Ai ka 39% saktësi, një normë shumë e lartë.
Meqenëse Eddie Howe ka ndërtuar një skuadër shumë të gjatë fizikisht, Newcastle pritet t’i përdorë gjuajtjet e gjata edhe më shumë.
A do të zgjasë kjo prirje?
Nuk ka ende përgjigje të qartë.
Por për momentin, çdo trajner në ligë është më i gatshëm se kurrë ta provojë këtë taktikë.
Për herë të parë në historinë e Premier League, duket se skuadrat që nuk kanë një lojtarë që mund ta hedhin topin në rivënie anësore mbi 35 metra, janë në disavantazh.
Komente







Eshte e drejte, tani skuadrat te cilat jane mesuar me pare me goditjet standarte, e kane nje arme te forte dhe rivenien me duar, nga ku sic shihet dhe ne statistikat e analizes me lart, skuadrat qe e kane perdorur kete gje, kane nje mundesi fitoreje me te larte. Gjithomone ky sherbim eshte i rezikshem ne zonat kundershtare.
Përgjigju