Eduard Zaloshnja: Rreth 1.25 milionë ndihen sunitë, vetëm 150 mijë shkojnë rregullisht në xhami

Eduard Zaloshnja: Rreth 1.25 milionë ndihen sunitë, vetëm 150 mijë shkojnë rregullisht në xhami

Sheshi Skëmderbej në Tiranë

Nga një anketim rreth sigurisë kombëtare në Ballkanin Perëndimor (të financuar nga fondacioni kongresional amerikan NED), që u zhvillua vjet nga anketues të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë (me kuota përpjestimore demografike e gjeografike), më rezultoi se 61% e të anketuarve vetëdeklaruan që i përkasin besimit mysliman sunit. Me një ekstrapolim të përafërt, kjo përqindje përkthehet në rreth 1.25 milionë banorë të rritur të Shqipërisë.

Po sa nga këta që vetëdeklarohen si myslimanë sunitë shkojnë rregullisht në xhami?

Pyetjes “SA SHPESH MERRNI PJESË NË CEREMONITË/SHËRBESAT FETARE?” të vetdeklaruarit si myslimanë sunitë iu përgjigjën: 1.55% “Më shumë se një herë në javë”, 4.5% “Një herë në javë”, dhe 5.75% “Një herë ose dy herë në muaj”. Me një ekstrapolim të përafërt, rezulton se vetëm rreth 150 mijë shkojnë TË PAKTËN një herë në muaj në xhami.

Bashkitë e mëdha Tiranë, Durrës e Shkodër më rezultuan se kanë numrin më të madh të praktikantëve të rregullt sunitë: përkatësisht rreth 20 mijë, 16 mijë dhe 15 mijë. Ndër bashkitë e vogla, spikat Bulqiza me rreth 7 mijë, Kukësi me rreth 5.6 mijë, Kruja me rreth 5.5 mijë, dhe Kavaja me 4.5 mijë. Bashkia Prrenjas, me 1100 praktikantë të rregullt sunitë, bie në sy ngaqë ka vetëm 11 mijë banorë të rritur…

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ATEISTI: 22/10/2023 18:42

    Komentues përse tre mbeni?Mjeranë shkenca është gjithmon një hap më përpara.

    Përgjigju
  • Nastradini: 20/10/2023 21:16

    Zaloshnjar mor zaloshnjar,sa mire qe i thua gjerat para se te mbaroje censusi. Mos kërkon të intimidosh instatin qe ta nxjerre rezultatin siç do ti dhe ata qe janë pas teje!, Nese do të kete drejtesi ne rregjistrimin e çensusit,pra nëse vërtet instat është një organizëm serioz i pavarur,atehere te jesh i sigurte se në pyetjen se çfar kombesie ke,95% duhet të jenë shqiptar,në pyetjen ,se a i përket ndonjë besimi dhe a kryen rite,jam i bindur se 60-70% nuk i perkasin asnjë besimi fetar dhe nuk kryejnë asnjë rit besimi dhe vetëm rreth 15-20% i përkasin besimit mysliman ku kryejnë edhe ritet e besimit sunit a bektashian dhe deri në rreth 7-8% te besimit ortodoks dhe se fundi 5-7% te besimit katolik. Por nëse i khehemi historise ku feja ishte identifikonte dhe kombin,ne deri ne shekullin 15 kemi qene te krishtere,katolike e ortodoks. Mbas shekullit 15 gjate sundimit te Perandorise otomane deri në rënien e saj,kombi shqiptar u identifiku në shumicë me fenë myslimane,por ky nuk eshte nje mates i cili ka kaluar ne cdo statistike si i tillë. Në 50 vjet te diktatures ,besimet u përçudnuan ,por kjo sfo te thote se ate qe besonin ne fe te ndryshme nuk i kryenin ritet ne menyre te fshehte,se feja eshte bindje,nuk eshte identitet. Pas 90-es jane rinndertuar te gjitha vendet e kultit te besime,xhamira e kisha dhe jane bere dhe te reja,për t’i sherbyer besimtareve që besojne dhe kryejne ritet e besimit te tyre. Po nga e gjetet ju se shqiptaret qenkan mbi 60% myslimane!? Apo se keshtu ju thote turqia e para vitit 1912,app ndikimi deri ne 1939-en..! Bashkjetesa në paqe,midis besimeve në Shqiperi,që ne iu laexojmë të tjereve si meritë dhe të huajt që vijnë e aprovojne këtë kur vijnë këtu,vjen vetëm nga fakti që shumica e shqiptarëve nuk besojnë në asnjë fe dhe bile nje pjesë e bêjnë për hobi,formalizem dhe festojnë të gjitha besimet,kur besimtaret e veretete jane nje pakice ,te cilët duke qenë se mbeten në pakicë,nuk ndikojnë në shoqerine shqiptare,që besimet të kene konflikte me njēri tjetrin,nëse do ketë keqkuptime. E fundit nga censusi i ri,po më duket sikur interesi ështe më shume i disa qarqeve që duan të rrisin në menyre fiktive përqindjen e minoriteteve te caktuara. Një fakt qe kam konstatuar në kēte census. Shoh që diku shkon vetem nje person dhe pa patur asnje shenje te instatit dhe atje ku shkojne dyshe jane konstatuar qe kane dhe kartonin e instatit. Tjeter gabim qe eshte konstatuar,eshte qe ato qe thote qytetari,pyetsori i instatit nuk ia lexon ne fund cfar ka shkruar. Dhe si mundet qe ky te quhet i rregullt kur nuk i jepet nje kopje qytetarit nga cfar ka shkruar dhe si ka mundedi qe nuk firmoset nga palet!?

    Përgjigju
    • ****: 21/10/2023 00:07

      Zaloshnja po paraqet perfundimet e një studimi e drejte do te ishte ti kerkoje te dhena të detajuara per te dhe jo te tregoje bindje, e verteta nuk bazohet mbi bindje por mbi fakte dhe prova Natradin efendi, apo harrova për ty mesi i botës është aty ke ti ke lidhur gomarin.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)