Eduard Zaloshnja: Sezoni veror, u shtuan gjobat, u pakësuan aksidentet rrugore

Eduard Zaloshnja: Sezoni veror, u shtuan gjobat, u pakësuan aksidentet rrugore

Foto ilustruese

Nga të dhënat zyrtare të Policisë Rrugore për këtë sezon veror (qershor-korrik-gusht), rezulton se u rrit me 21% numri i gjobave të vëna për shkelje të Kodit Rrugor dhe me 26% vlera mesatare e një gjobe, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar (Grafiku 1). Kështu, nga 142 mijë gjoba në verën e vjetshme, këtë verë u vunë 171 mijë gjoba për shkelje të Kodit Rrugor. Ndërsa vlera mesatare e një gjobe u rrit nga 3000 lekë (të reja) në 3800 lekë (të reja).

Ndërkohë, në këtë sezon veror, aksidentet u pakësuan 16%, të vrarët 37% dhe të plagosurit 15%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar (Grafiku 2). Kështu, nga 372 aksidente në verën e vjetshme, këtë verë ndodhën vetëm 312 aksidente; nga 54 të vrarë në aksidente vjet, këtë verë vdiqën nga aksidentet vetëm 34 shtetas; dhe nga 482 plagosje vjet, këtë verë janë plagosur vetëm 409 shtetas.

Nga këto të dhëna të sezonit veror, duket se ka një korelacion të fortë mes rritjes së gjobave dhe pakësimit të aksidenteve (dhe pasojave të tyre për qytetarët). Dhe kjo ka ndodhur teksa këtë vit është shtuar si numri i automjeteve të regjistruara në vend, ashtu edhe numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri (krahasuar me vjet).

Numri i gjobave dhe gjoba mesatare

 

 Numri i aksidenteve, numri i të vdekurve dhe i të plagosurve

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tim.: 07/09/2022 17:27

    O zalo ti nuk e njeh qarkullimin rrugor rri ne cdo qender banimi dhe shiko se me cfar shpejtesi levizin makinat nuk rregullohet trafiku me gjoba dhe me police si ne kohen e monizmit po duhen dicitalizuar rruget si ne BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?