Eduard Zaloshnja: SHBA në sintoni të plotë me shumicën dërrmuese të zgjedhësve shqiptarë
Sondazhi i bërë më 12 dhjetor, 2024
Zv-ndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, deklaroi sot në Tiranë se, për t’u siguruar që SPAK-u ta vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish në postet që kanë, pasi t’u përfundojë mandati aktual.
Në një sondazh kombëtar që zhvillova para një jave për Report TV, plot 72% e zgjedhësve të anketuar (mbi 73% e zgjedhësve në emigracion) gjithashtu mendonin se prokurorëve të SPAK-ut u duhet lejuar rikandidimi pas përfundimit të mandatit të tyre aktual.
Këtë vit, Anketa Kombëtare e IDRA-s (financuar nga IRI) përfshinte një pyetje rreth SPAK-ut (ku përkrahja ishte 69%), Barometri i Sigurisë Shqiptare i CSDG-së (financuar nga FES) përfshinte tre pyetje rreth SPAK-ut (ku përkrahja ishte 67%), Barometri i Data Centrum (financuar nga Euronews Albania) përfshinte një pyetje rreth SPAK (ku përkrahja ishte 58%), dhe më së fundmi, Termometri Politik (financuar nga Report TV) përfshinte dy pyetje rreth SPAK (ku përkrahja ishte mbi 70%).
Duke përmbledhur, mbi 2/3 e zgjedhësve shqiptarë kanë patur këtë vit vlerësim pozitiv për punën e SPAK-ut. Dhe Departamenti Amerikan i Shtetit është i të njëjtit mendim me ta! Prandaj kërkon publikisht që prokurorët e SPAK-ut të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish në postet që kanë, pasi t’u përfundojë mandati aktual.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.5%
-
Jo
17.2%
-
Duhet më shumë
19.3%
Vota total: 1290
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit
16 Dhjetor, 12:21
-
Eduard Zaloshnja: A do të bëhen partitë e reja pengesë për 84 mandatet e Ramës?
15 Dhjetor, 12:44
-
Eduard Zaloshnja: Ndoshta tek 35-vjetori i PD-së do të shkoj…
14 Dhjetor, 12:40
-
Eduard Zaloshnja: Gjysma e elektoratit historik të PD-së ka firuar…
13 Dhjetor, 17:35
-
Sondazhi i Report Tv, Mentor Kikia: Shqiptarët nuk janë të gatshëm të mbështesin rikthimin e Berishës! SPAK ka rritur besimin e qytetarëve tek drejtësia
13 Dhjetor, 13:57
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, PS merr mandatin e 4! Bie mbështetja për PD, rriten me 5% partitë e reja! Dumani kampion i antikorrupsionit, diaspora: Mesazh kundër Berishës
12 Dhjetor, 22:59
-
Eduard Zaloshnja: Sondazhi - Kujt i japin më shumë të drejtë kryeqytetasit në përplasjen Berisha-Veliaj?
11 Dhjetor, 10:02
-
Eduard Zaloshnja: 600 milionë euro më 2025 vetëm për interesesat e borxhit të akumuluar ndër dekada
10 Dhjetor, 13:05
-
Eduard Zaloshnja: Tiranës i duhet një metro!
8 Dhjetor, 15:09
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Eduard Zaloshnja: Tkurrje dramatike e segmentit të ish-të përndjekurve në elektoratin e PD-së së Berishës
5 Dhjetor, 15:09
-
Eduard Zaloshnja: Shumica dërrmuese e shqiptarëve duan një mandat të dytë të prokurorëve të SPAK-ut
3 Dhjetor, 15:16