“Kemi kërkuar të rishikohet dhënia e mundësisë prokurorëve të posaçëm që të rikandidojnë dhe të vazhdojnë të jenë pjesë e SPAK-ut, jo zgjatje automatike të mandatit”, deklaroi dje Altin Dumani, teksa mori pjesë në mbledhjen e Delegacionit të Këshillit të Evropës në Tiranë.
Po si mendojnë shqiptarët rreth kësaj çështje?
Nga sondazhet online të Shqiptarja.com dhe të Top Channel, rezulton se shumica dërrmuese e të anketuarve duan që prokurorëve të posaçëm të SPAK-ut t’u jepet mundësia të rikandidojnë për një mandat të dytë - 78% tek Shqiptarja.com dhe 71% tek Top Channel.
Pavarësisht se këto sondazhe përfaqësojnë vetëm opinionin e audencave të mediave përkatëse, rezultatet e tyre janë në sintoni të plotë statistikore me një sondazh kombëtar që zhvillova para disa javëve, ku rezultonte se 70% e shqiptarëve kanë opinion pozitiv për punën e SPAK-ut deri më sot.
Mbetet të shihet nëse shumica e deputetëve (që duhet të bëjnë ndryshimet e duhura ligjore) do ta dëgjojnë zërin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve…
-
Mandatin ja u jep politika, jo shqiptarët.
Përgjigju -
Të pa kufizuar POR me një kusht:-Po shkelën ligjin në dënim të PËRJETSHËM. OA DISKUTIM.Sigurim të jetës së familjes.
Përgjigju -
E pse duhet te rrine me shume? Mund te ket edhe me te mire se keta qe jane, kemi te drejte te kerkojme akoma me mire seç kemi gjetur. Karrikja e zgjatur promovon korrupsion dhe kete e kemi vërtetuar ne shqipetaret me mire nga te gjithe. Zoti Kraja kur do ikni? Se e dime qe po te vime aty per sa kohe jeni ju, na e perplase deren ne ftyre lartemadhenia juaj!
Përgjigju









Komente
Komento