Eduard Zaloshnja: Si ndahen votat dhe mandatet parlamentare, nëse votohet sot

Eduard Zaloshnja: Si ndahen votat dhe mandatet parlamentare, nëse votohet sot

Sondazhi i Report Tv

Më pak se 2/3 e zgjedhësve të këtushëm janë të vendosur të votojnë qysh sot, në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje parlamentare. Kështu rezultoi nga sondazhi i përmuajshëm që zhvillova së fundi për Report TV (Lexo ketu)

Duke analizuar vetëm zgjedhësit e vendosur për të votuar qysh sot (shihni grafikun e mëposhtëm), rezulton se 55.1% prej tyre do t’ia jepnin votën PS-së, pavarësisht se ata përbëjnë vetëm 36% të të gjithë banorëve me të drejtë vote këtu – pothuaj baraz me ata që ende nuk duan të votojnë për ndonjë parti.

Në qoftë se sistemi elektoral do të ishte me një zonë të vetme zgjedhore me proporcional të pastër, pa prag e pa prim (siç e do PD-ja e Bashës dhe partitë e tjera të vogla), PS-së me këto vota, do t’i takonin 77 mandate parlamentare (55.1% e 140 mandateve), PD-së së Berishës 42, PD-së së Bashës 6, PL-së 5, dhe partive të tjera 9.

Me sistemin aktual elektoral (me 12 zona zgjedhore), PS-ja do të merrte sot 86 mandate parlamentare, PD-ja e Berishës 41, PD-ja e Bashës 4, PL-ja 3, dhe partitë e tjera 6 (shihni tabelën e mëposhtme).

 

Shënim: numrat e mësiperm bazohen në votuesit e sotëm të këtushëm për secilën parti. nuk mund të përfshihen dot votuesit potencialë në emigracion, që s’dihet nëse do tu krijohet mundësia të votojnë

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe