Nga një sondazh rigoroz në terren që drejtova kohët e fundit, më rezultoi se vetëm 52.3% e grave janë në marrdhënie pune. Nga ana tjetër, plot 66.7% e burrave janë në marrdhënie pune (anketimi u krye me banorë 18 vjeç e sipër në të gjithë territorin e vendit).
Vetëm në zërat “Sektori shëndetësor/arsimor” dhe “Punonjës shtetëror”, përqindja e punësimit është më e lartë te femrat se sa te meshkujt (shihni Tabelën 1).
Sa i përket nivelit arsimor, diferenca mes grave dhe burrave është e papërfillshme statistikisht (70.4% vs. 71.7% kanë kryer vetëm 0-12 vjet shkollë - shihni Tabelën 2).
Komente












Mendoj qe eshte nje shifer tejet normale dhe duhet mirepranuar. Duke pasur parasysh qe roli i gruas eshte themelor ne familje, edhe kjo shifer duhet te jete e mirepranuar. Mos te harrojme qe mjafton nje ardhje ne jete e nje femije gruaja eshte personi me i afert me bebin. Roli i nenes ne vitet e para te jetes eshte i pazevendesueshem. Mjafton kjo periudhe qe gruas t'i limitohet prania ne pune. Te jemi te sinqerte, dhe pasi mbaron lejen e lindjes, nena shpesh here duhet te lere punen pak me heret, ose te vije me vonese sepse dihet qe ne vitet e para virozat jane shume te pranishme tek bebet dhe pothuajse gjithmone bebi kerkon pranine e nenes. Duke qene e tille situata dhe punedhenesi behet me te drejte i dyzuar sepse mungon nje person dhe duhet qe dikush te beje pune ekstra per te mbuluar mungesen. Sigurisht une jam qe gruaja duhet te kete njelloj te drejta si nje burre dhe duhet te jemi nje shoqeri mirekuptuese, sidomos punedhenesit
Përgjigju