Eduard Zaloshnja: Vlerësim i lartë i shqiptarëve për operacionet policore “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”

Eduard Zaloshnja: Vlerësim i lartë i shqiptarëve për operacionet policore “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”

Foto: Arrestimet në kuadër të megaoperacionit "Tempulli"

Me fillimin e vitit shkollor, Policia e Shtetit filloi operacionet kombëtare të koduara “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete. Teksa përditë ka patuar njoftime zyrtare të Policisë së Shtetit rreth rezultateve konkrete të këtyre operacioneve, vlen të dihet edhe se çfarë opinioni kanë shqiptarët e thjeshtë rreth këtyre operacioneve kombëtare.

Nga Barometri i opinionit për policinë që zhvillova në dhjetor për Institutin Agenda, rezultoi se rreth 75.1% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për operacionet policore "Tempulli" dhe "Sundimi i Ligjit" – 58.7% pozitiv dhe 16.4% anojnë pozitiv (shihni Tabelën 1). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.54 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.

Me fillimin e vitit 20224, Policia e Shtetit rilançoi operacionin kombëtar “Tempulli2” dhe ditët e fundit raportoi për qindra të arrestuar në kuadër të këtij operacioni. Dhe ç’opinion kanë qyteytarët për operacionin “Tempulli2”?

Nga një sondazh i shqiptarja.com, rezulton se vetëm 22% kanë një vlerësim negativ për këtë operacion!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë