Eduard Zaloshnja: Vota e emigrantëve, shpresë për partitë e reja?

Eduard Zaloshnja: Vota e emigrantëve, shpresë për partitë e reja?

Foto ilustruese

Qysh para zgjedhjeve të 2009-ës, kam zhvilluar disa sondazhe për parti të reja, ku ka rezultuar se për to ka goxha përkrahje elektorale disa muaj para zgjedhjeve. Por një sëmundje kronike e tyre ka qenë rregullisht avullimi i përkrahjes muajin e fundit të fushatës, kur partitë e vjetra ndezin motorët elektoralë në terren, dhe kur mediat kryesore pasqyrojnë kryesisht aktivitete të partive të vjetra.

Po a do të ndodhë përsëri e njëjta gjë në zgjedhjet parlamentare të pranverës 2025? Ndoshta jo, sepse kësaj radhe do të kemi një risi – rreth 1.7 milionë zgjedhës jashtë vendit do të kenë mundësinë ta dërgojnë votën e tyre me postë. Dhe kështu, në zgjedhjet e 2025-ës mund të ndryshojë edhe fati i partive të reja…

Nga një sondazh që zhvillova në qershor, më rezultoi se për partitë e reja ishin gati të votonin rreth 11% e asaj pjese të elektoratit të këtushëm që e ka ndarë mendjen për të votuar qysh një vit para zgjedhjeve. Dhe kjo përkrahje e lartë paraprake e këtushme shpjegohet me faktin se partitë e reja janë shumë aktive në internet e rrjete sociale (siç kanë qenë partitë paraardhëse të tyre ndër vite). Kur qytetarë të thjeshtë anketohen shumë muaj para zgjedhjeve, ndikohen nga kritikat që partitë e reja bëjnë ndaj partive të vjetra të stërprovuara, e për rrjedhojë, thonë se do ta provojnë t’ua japin votën partive të reja.

Por kur të vijë muaji i fundit para zgjedhjeve të 2025-ës, një pjesë e mirë e këtyre përkrahësve të këtushëm të partive të reja mund të ndikohen nga fushatat në terren dhe media të partive të vjetra, e për rrjedhojë, mund të shkojnë në istikamet e tyre (siç kanë bërë në zgjedhjet paraardhëse).

Ndryshe mund të ndodhë me përkrahësit në emigracion të partive të reja. Ata do të vazhdojnë të ndikohen nga fushatat e partive të reja në internet dhe në rrjete sociale. Sa më aktive dhe kritike të jenë ato ndaj partive të vjetra, aq më i madh është probabiliteti që ta ruajnë deri në fund përkrahjen e votuesve të tyre në emigracion.

Se sa është aktualisht përkrahja elektorale në emigracion për partitë e reja ende nuk është matur. Por ndoshta së shpejti do të fillojnë edhe sondazhet për ta matur atë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 19/08/2024 13:20

    Neqoftese emigrantet shqiptare qe jetojne jashte jane formuar me kulture politike perendimore dhe e kane perjetuar shtetin e vertete aty ku jetojne e punojne atehre ata do ta kuptojne se PD PS LSI jane armiku i shqiptareve dhe e kane kthyer kete vend 100 vjet prapa!Alternativa e vetem sot per sot per votuesit shqipütare eshte Arlind Qori i cili nuk pranon kompromise me asnje nga hajdutet e tanishem dhe te kaluar!Por eshte teper e veshtire sepse Rama ka formuar nje stratagji qe nuk ndryshon aspak nga ajo e komunizmit ku te gjithe ata qe kane nga nje karrige dhe po e zhvasin mire prej 13 vitesh ja japin voten atij qe i beri dhe po i ben te pasur!

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 19/08/2024 11:52

    Mos ti mprehin kot shpresat kryetaret e partire te reja sepse tek ata ne emigrante nuk shikojme alternativa te reja , njesoj si saliu duke stare Partin Socialiste dhe qeverine .Nuk mund ti thuash parti e re Shabanit , llapajt qe eshte anetar i shabanit ,me kujtohen kur dilnin ne protesta me PD kunder qeverise .Populli di te kuptoje personale qe kerkojne nje karige per tu ulur dhe per te pasur privilegje. O zaloshnje ti duhet te qepesh ate gojen e shtrember se na çave koken , asnje nga parashikimet e tua nuk ka dale .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?