Eduard Zaloshnja: Votuesit demokratë dezertuan në masë…

Eduard Zaloshnja: Votuesit demokratë dezertuan në masë…

Foto ilustruese

Dje në Virginia dhe New Jersey, u zhvilluan zgjedhjet guverantoriale. Në të dyja këto shtete, Biden kishte fituar me epërsi të madhe votash një vit më parë. Për këtë arsye, këto zgjedhje u ndoqën me vëmendje nga mediat kombëtra amerikane, sit ë ishin një mini-referendum për punën e Biden deri më sot.

Në përfundim të numërimit të pothuaj të gjitha votave në Virginia, kandidati demokrat (i partisë së Biden-it) mori 1.61 milionë vota, nga 2.41 milionë që mori Biden vjet. Ndërsa kandidati republikan (i partisë së Trump-it) mori 1.68 milion vota, nga 1.96 milon që mori Trump vjet.

Në përfundim të numërimit të pothuaj të gjitha votave në New Jersey, kandidati demokrat (i partisë së Biden-it) mori 1.17 milionë vota, nga 2.6 milionë që mori Biden vjet. Ndërsa kandidati republikan (i partisë së Trump-it) mori 1.17 milionë vota, nga 1.88 milonë që mori Trump vjet.

Pjesëmarrja ka pësur firo në të dyja krahët e elektoratit të këtyre shteteve (gjë e zakonshme në zgjedhjet lokale), por firoja demokrate është gjigande, krahasuar me atë republikane. Kjo mund të shpjegohet me rënien e kuotave të miratimit të punës që po bën Biden në opinionin publik.

Kështu në sondazhet e kompanisë Gallup (që ka 80 vjet që mat kuotat e miratimit të punës së bërë nga presidentët në shkallë kombëtare), kuota e miratimit të punës së Biden-it si president në muajin e parë ishte 57%. Ndërsa në tetor zbriti në 42%. Për krahasim, në tetorin e para katër vjetve, kuota e miratimit të punës së Trump-it ishte 37%, ndërsa në tetorin e para 12 vjetëve, kuota e miratimit të punës së Obamës ishte 53%.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar