Eduard Zaloshnja: Zgjedhje të parakohshme më 2024?

Eduard Zaloshnja: Zgjedhje të parakohshme më 2024?

Foto ilustruese

Qysh kur u zgjodh kryeministër më 2013, Rama e ka përqeshur nëpër studio apo konferenca shtypi pyetjen “A do ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit?”.  Sidoqoftë, në kongresin e fundit të PS-së, ai i përmendi vetë zgjedhjet e parakohshme si një mundësi për pranverën e 2024-ës.

A ishte ajo përmendje thjesht një kërcënim ndaj deputetëve aktualë të PS-së, të cilët mund të ndryshohen me një të rënë të lapsit të Ramës, nëse bëhen zgjedhje të reja? Apo një kërcënim për opozitën e ndarë në 3-4 pjesë?

Me ndryshimet konsensuale të kushtetutës më 2008, zgjedhjet e parakohshme mund t’i provokojë vetëm mazhoranca – opozita thjesht mund të shpallë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë me një emër konkret për ta zëvendësuar kryeministrin. Në situatën e sotme, opozita e ndarë në 3-4 pjesë nuk ka ndonjë kandidat për kryeministër të ri me shanse për t’iu afruar të paktën 71 votave në Kuvend…

Po Ramës ai i leverdis të provokojë zgjedhje të parakohshme në pranverën e 2024-ës?

Nga një llogari e ftohtë elektorale, përgjigjia rezulton “Po”! Në sondazhin mujor që zhvillova për Report TV më 20 dhjetor TV (https://shqiptarja.com/lajm/sonte-ne-repolitix-sondazhi-politik-per-muajin-dhjetor-kush-jane-personalitetet-me-me-ndikim-dhe-ceshtjet-me-te-nxehta-per-vitin-2023#739443 ), u konstatua se, po të zhvilloheshin zgjedhje të parakohshme, PS-ja do të merrte dyfishin e votave të koalicionit “Bashkimi për Fitore” të Berishës e Metës. Me një ekstrapolim të përafërt të rezultateve të atij sondazhi, i binte që PS+PSD mund të arrinin deri në kuotën e 90 mandateve parlamentare. Dhe me zhvillimet e fundit poshtë ballkonit të Berishës, kjo kuotë mund të rritet…

Duke e zgjeruar horizontin e analizës përtej Shqipërisë së vogël, Ramës mund t’i interesojë zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, për të shuar çdo shpresë të atyre konspiracionistëve shqiptarë që e lidhin shpalljen non-grata të Berishës me administratën Biden (ata shpresojnë se me riardhjen në pushtet të Trump-it, non-grata do të zhbëhet…). Gjithashtu Ramës mund t’i interesojë ta rifreskojë mandatin e tij kryeministror para syve të BE-së – me një mazhorancë 90-mandatëshe, e jo 77-mandatëshe, si më 2021…

Duke njohur kokëfortësinë e Ramës për ta mbyllur deri në ditën e fundit çdo mandat qeverisës (si kryebashkiak apo kryeministër), gjasat janë të vogla që kërcënimi i tij ndaj deputetëve socialistë (i bërë në kongresin e fundit të PS-së) të përkthehet në një manovër reale parlamentare. Por në qoftë se një manovër e tillë fillon, pas 45 ditësh vendi shkon detyrimisht në zgjedhje të parakohshme…

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 03/01/2024 05:52

    Po mor zaloshnja po,e ke gjetur si pula ne mengjes qe edvinOLSIT ne zgjedhjet e parakoheshme te kesaj pranvere do kete 90 mandate....oh çfare parashikimi klientelist...pra po thua se do kemi nje saleh te dyte ne vitin jo shume te largest ne Majin e 1996....bravo anal-isti Tepsise dhe Timonit rilindase....

    Përgjigju
  • Analiza: 03/01/2024 02:26

    Me zgjedhje parakohshme humbasin komplet politika e vjeter me siguri fiton dikush që del nga stud. e mjeksise parti e re ! Pra do kete ndoshta vetëm 40% nga mazhorancaa por meqe PSD në gjermani ka pushtetin nuk eshte qudi një force sociodemokrate mund të fitoje! Edhe zoti Shabani me mbeshtetjen mediatike mund ti marrë 8-10 deputet nuk i dihet ! Ndaj zgjedhjet e parkohshme nuk i dihet kush fiton besoj aty aty dalin te gjithë mbetet për tu parë nese i bejne në mes Gushti meqe ka dhe emigrant ose në mes dhjetori

    Përgjigju
  • Nuriancenka: 02/01/2024 18:58

    Do caktoje date zgjedhje parakoshme do kete dy kadidate nga majta edi rama e dyta fatos nanno 1 EDI RAMA 2 DOM DOSHI 3 ARLIND QORI 4 GJERGJ HANA vilson ameti 5 azgan haklaj 6 rexhep mejdani 7 xhela mziu 8 ylli bufi 9 dom gjergj meta 10 kastrio islami 11 endri shabani 11 IZMETE ELEZI 12 BESA KOKODHIMA 1 13 LUIZ ELLI14 SERVETE PELLUMBI 15 AGRON GJARMARKAJ 16 ASTRITE PATOSI 17 MARKO DAJTI 18 BAMIR TOPI19 pjeter gjini20 paskal milo 21 sofia kastriota 22 adriatik lambi 23 taulante muka 24 lega zogu 24 enerik mehmeti 25 adriana kalaja 26 erion velia 26 familje vlora 27 azon zaharia 28 nerian ceka 28 luzim basha filip cakuli 29 ana oxsa 30 xhim belushi 31 elez biberaj 32 donald veshaj 35 yllli majani 36 prec zogaj 37 ilir shaqiri 38 besnik mustafaj 39 foto shtrakosha 40 mustafa kruja 2 41 arben tafani42 frok cupi 43 skender shehu 44 niko lesi 45 gramos ruci 46 bleona qereti 47 kuiza gega 48 djali bahri omari 49 abdi baleta 50 amete tufa 51 1 fatos 2 mark froku 3 eduart zaloshnja 3 sander lleshi 4djali bashkim shehu 5 afred moisiu 5 pricipata libofshe 6 zef bushati 6 luiza gjuvani 7 genc caka 8 bardh spaia 9 toptani 10 djali ysni milloshi shoqata enveri 11 REXHEP MITROVICA IRI12 PANDELI MAJKO 13 KARAMAMUD BUSHALLINJTE IRI 14 MURATE SHEHU 15 BEN BLUSHI 16 DJALI PJETER ARBNORI 17 KOMITETI SHPETIMI 2prilli1990 18 partia punetore 19 arda dade 20 muzakaj 21 dobiba 22 sallabanda 23 djali ramiz alia 24 ramiz alia iri 25 julian amataj 26 dukaqini 27 djali luan hajdarka 28 nikolin jaka 28 antipadrea 30 shoaqta laberia 31 kushtrim brEZA32 LIDHJA LEZHE 33 DELVINA 34MATRAGA 35MAQOLAKRORI 36ZENEBISHTA 37 VRIONI 38 AKFRED SEREQI 39 FATMIR SEJDIU 40 BESA SHAINI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë