Eduart Shalsi për Report TV: Berisha dhe Meta plan për të sabotuar zgjedhjet

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi i ftuar në studion e lajmeve në ReportTv ka deklaruar se me lëvizjet që po bëhen, presidenti Meta dhe ish-kryeministri, Sali Berisha po bëjnë plane për të sabotuar zgjedhjet.

Në fjalën e tij Shalsi ka komentuar edhe dekretin e presidentit Meta për zgjedhjet lokale të 30 qershorit ku ka thënë se Meta nuk e meriton që të jetë presidenti i Shqiptarëve.

Sipas Shalsit, Meta tashmë duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe duhet të ishte bërë pjesë zyrtare e opozitës.

"Datën 30 nuk e luan as topi, kemi një date që do të dëshmojë se kush janë shqiptarët. Meta nuk e meriton më të jetë presidenti i shqiptarëve. Duhet të ishte bërë pjesë zyrtare e opozitës. Bashën e kanë thirru si të pandehur. Duhet të japi shpjegime për paratë dhe lobim me lidhjet ruse. Shumë shpejt do të ndeshen me Drejtësinë. Janë të gatshëm për të bërë një anormalitet. Por shqiptarët u besojnë veprave. Ata të trembur nga drejtësia dhe të pafuqishëm për tu përballur në zgjedhje kanë zgjedhur rrugën tjetër. Më 30 qershor ata do të përpiqen të çorodisin shqiptarët. Gjithsesi janë një grupim njerëzish  për tu kuptuar se nga frika po përpiqen të sabotojnë me çdo mënyrë zgjedhjet."  ka thënë ndër të tjera Shalasi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve