Të prekura nga koronavirusi janë konfirmuar edhe një edukatore dhe një sanitare në çerdhen e lagjes “Donika Kastrioti” në Berat. Edukatorja dhe sanitarja që ka rezultuar pozitiv me covid-19 janë karantinuar, ndërkohë që pas dezinfektimit është mbyllur për disa ditë çerdhja e kësaj lagjeje.
Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se është kryer edhe dezinfektimi i zyrave të gjendjes civile të rajonit nr.3 që ndodhen brenda ish-godinës së bashkisë Berat, të cilat janë mbyllur për disa ditë deri në zëvendësimin me punonjëse të përkohshme të kesaj zyre ku nuk duhet të mungojë shërbimi për qytetarët. Ne ketë çerdhe janë rreth 36 fëmijë
Komente









