Edukim përmes argëtimit, hapet në Tiranë këndi 'Qyteti i Trafikut' për informimin e fëmijëve mbi rregullat e qarkullimit! Rama: Do të shtrihet në të gjithë qytetet

Tiranës i është shtuar këndi i parë edukativ dhe argëtues për fëmijët. Këndi “Qyteti i Trafikut” i dedikohet sigurisë rrugorë, ku fëmijët përmes lojërave do të kenë mundësinë të edukohen mbi rregullat dhe sinjalistikat e qarkullimit rrugor. Në këtë kënd, fëmijët do të gjejnë aktivitete të tilla, si: kalimi në vijat e bardha, lëvizja me biçikleta, respektimi i semaforëve dhe tabelave etj.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot këtë hapësirë, teksa theksoi se një kënd i tillë me qëllim edukimi duhet të shtrihet edhe në të gjitha qytetet e tjera të vendit.

“Ta ketë çdo qytet këtë do jetë shumë bukur, për fëmijët do të ishte shumë bukur dhe ka dhe një efekt super edukativ”- u shpreh Kryeministri.

E pranishme ishte edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila shpjegoi se ky kënd u bashkëfinancua nga programi i Ndihmës Polake në bashkëpunim me Ambasadën Polake në Tiranë dhe me mbështetjen e Projektit të Binjakëzimit. Ajo tha se ky projekt do të jetë nën menaxhimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

“Kjo është një zonë e rëndësishme sepse kemi nisur disa projekte këtu, ndërkohë kemi nisur me programin e ndihmës polake dhe me gjithë ndihmën që na ka dhënë ambasadorja për të ecur sa më shpejt, për të bërë këtë projekt edukativ për fëmijët që ka të bëjë me sigurinë rrugore. Siguria rrugore prej vitesh është një nga prioritetet që Autoriteti Rrugor Shqiptar. Disa nga projektet që Banka Botërore ka, kanë të bëjnë me sigurinë rrugore, duke nisur nga eliminimi i disa pikave të zeza, apo sinjalistika horizontale dhe vertikale. Ajo çka kemi identifikuar në gjithë këto kohë është që gjëja më e rëndësishme për tu bërë është nisja e edukimit të brezit të ri dhe krijimi i një sensitiviteti i të gjithë fëmijëve për sa i përket sigurisë rrugore, pra si sillemi në trafik, kush janë rregullat që duhen ndjekur dhe padyshim kjo është diçka që ne po kërkojmë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, ta vendosim dhe në kurrikula” - shpjegoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Hapësira mund të përdoret edhe gjatë orës së edukimit fizik dhe sigurisë rrugore. Për më tepër, elemente të tilla si klasat, labirintet dhe lojërat do t'u japin fëmijëve mundësinë të praktikojnë shkathtësinë, koordinimin, zhvillimin e gjithanshëm dhe konkurrencën.

“Ky kënd i sigurisë rrugore do të ofrojë dhe një vend për aktivitete të rëndësishme të familjarëve, jo vetëm të shkollave, gjatë fundjavës. Do të jetë e hapur, do të kemi operatorët tanë të Autoritetit Rrugor Shqiptar për të ndihmuar fëmijët të kalojnë të gjitha rrugët e vogla të krijuara këtu, dhe gjatë javës do të frekuentohet nga shkollat.” – u shpreh Ministrja Balluku.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denis: 09/02/2022 22:38

    Faleminderit zotit Pandi Laco per emisionin "Histori me zhurmues". Pasiqe mesuam se si propogandohej qemoti nga TVSH. Besoj se nuk ka koment se si vetem fytyrat ndryshojne se permbajtja eshte po e njejta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit