TIRANE - Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen për integrimin e moduleve të “Junior Achievement” në arsimin bazë të Republikës së Shqipërisë.
Marrëveshja parashikon përfshirjen e edukimit ekonomik në kurrikulën e sistemit arsimor nga parashkollori deri në klasën e tetë, si kapitull më vete në lëndën “Qytetari”.
Ministrja Nikolla tha se kjo marrëveshje synon materializimin e vizionit për përgatitjen e brezave të rinj me njohuri rreth ekonomisë.
Ndërsa Kryetari i Bordit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, duke vlerësuar partneritetin me Ministrinë e Arsimit, e cilësoi modulin Junior Achivement si të rëndësishëm për nxitjen e shpirtit sipërmarrës te brezat e rinj.
“Ne duam të jemi partneret më të mire të mundshëm, ashtu siç mund t’ju them me siguri se Ministria e Arsimit ka qënë deri tani një partner i shkëlqyer për ne. Ne besojmë se edukimi ekonomik sjell rritje ekonomike dhe një jetë më të mirë për qytetarin. Jo vetëm do të sjellim një model të qëndrueshëm arsimimi, por qëllimi prioritar është të prekim një numër të madh nxënësish”, tha Granoff.
Nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje brenda një viti do të përfitojnë 100.000 nxënës në të gjithë vendin. Ndërkohë që 16.000 mësues do të trajnohen për zbatimin kurrikulës së re të lëndës qytetari.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO