Projekti "Edukimi Përmes Kulturës" ishte edhe projekti i cili u zhvillua mbrëmë i cilësuar si "Një orë fantastike" midis Galerisë Kombëtare të Arteve dhe nxënësve Artistë të gjimnazit Sami Frashërit.
Galeria Kombëtare e Arteve bën me dije se GKA dhe Shkolla "Sami Frashëri" prej dy vitesh kanë një bashkëpunim të mrekullueshëm në fushat e edukimit artistik.
GKA gjithashtu është një mjedis i hapur në të cilin nxënësit dhe mësuesit e arteve pamore zhvillojnë programin e kurrikulës arsimore.
Disa nga punimet e artistëve të rinj
GKA dhe stafi i specialistëve të Edukimit përmes Kulturës ishin në mjediset e shkollës "Sami Frashëri", në mesin e dhjetra nxënësve, të cilët ekspozuan punimet e tyre të artit dhe biseduan sëbashku rreth artit dhe artistëve shqiptar e të huaj.
Specialistët e GKA, mësuesit dhe nxënësit artistë u kënaqën, u gëzuan dhe dialoguan mbi kreativitetin, imagjinatën dhe frymëzimin, rreth ngjyrave, linjave, dritës, temave, subjekteve dhe personazheve./ATSH/
/Shqiptarja.com