Edward Snowden kandidohet
për çmimin Nobel për Paqen
Edward Snowden është mes 259 kandidatëve në listë për të fituar çmimin Nobel për Paqen. Kandidatura e tij është bërë e mundur falë dy paralamentarëve norvegjezë Snorre Valen dhe Baard Vegar Solhjell.
Edward Snowden është mes 259 kandidatëve në listë për të fituar çmimin Nobel për Paqen. Kandidatura e tij është bërë e mundur falë dy paralamentarëve norvegjezë Snorre Valen dhe Baard Vegar Solhjell. Sipas dy legjislatorëve, deklaratat e Snowden në lidhje me programin e përgjimeve globale amerikane, dhanë një kontribut të madh në transparencën e stabilitetit global.
Nobel Fondation garanton vlefshmërinë e kandidaturës së përzgjedhur nga asamble kombëtare, qeveri dhe gjykata ndërkombëtare, rektorë dhe profesorë universitetesh. Kandidaturat mund emërohen edhe nga ata që kanë fituar çmimet Nobel më parë dhe nga pjesëtarë të Norwegian Nobel Committee, që administron Çmimin për Paqen.
Edward Snowden është një nga njerëzit kyç të skandalit të PRISM. Nëpërmjet bashkëpunimit me Glenn Greenwald të Guardian, Snowden në qershorin e vitit 2013 nxorri informacione, përsa i përket programit të inteligjencës dhe të spiunazhit të National Security Agency.
Snowden ka qenë i kandiduar edhe vitin e kaluar nga një profesor universitar suedez, por nuk arriti të merrte asnjë çmim pasi në 2013, çimimi për Paqen u fitua nga 'Organizata për ndalimin e Armëve Kimike'.
Por aktualisht Edward Snowden është i kërkuar për krime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky element do të merret në konsideratë gjatë zgjedhjes së fituesit të Çmimit për Paqen. Snowden ka fituar disa çmime, në 2013 ka fituar çmimin Whistleblower, çmimin Sam Adams, gjithashtu ka qenë edhe i emëruar si 'personazhi i vitit' nga e përditshmja angleze 'The Guardian'.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20