Edy Reja mendon për rinovimin: Nga sot e tutje asnjë lojtar pa dëshirë në Kombëtare, edhe Osmanët e patën të vështirë t'iu pushtonin! Elsi Hysaj: E mbyllim me fitore

Edy Reja mendon për rinovimin: Nga sot e tutje asnjë lojtar pa dëshirë në Kombëtare, edhe Osmanët e patën të vështirë t'iu pushtonin! Elsi Hysaj: E mbyllim me fitore

Edy Reja dhe Elseid Hysaj

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 17:30 me Armeninë ndeshjen miqësore në "Air Albania". Përpara sfidës, për mediet foli trajneri i kuqezinjve, Edy Reja dhe mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj.

Për trajnerin ky është një duel i rëndësishëm dhe duhet vlerësuar nga lojtarët, duke mos përjashtuar emrat të rinj nga fillimi i sfidës. Dy ditë më parë Shqipëria humbi 1-3 me Italinë po në Tiranë për miqësoren e luksit me djemtë e Mancinit. Trajneri Reja u ndal edhe te karakteri që duhet të tregojnë lojtarët kur veshin fanellën kuqezi, teksa për rinovimin e kontratës tregoi se është gati.

"Pse Reja duhet të jetë sërish pjesë e Kombëtares? Kam folur disa herë në lidhje me këtë temë. Kjo është diçka që bën lajm në media, Shqipëria ka pasur rritje graduale muaj pas muaji. Për kontratën e gjykon tjetërkush, ju, media, presidenti. Rezultate e fundit nuk kanë qenë pozitive, në ndeshjet e tjera kemi bërë më mirë. Me Izraelin dhe Islandën mund të merrnim më shumë pikë. Jemi penalizuar edhe nga episode, që na kanë bërë të lëmë pikë edhe për këtë më vjen më shumë keq për djemtë.

Unë ndihem ende gati se mund të vazhdoj por nuk më takon mua të vendos. Po shoh lojtarë të rinj nga Superliga dhe janë gati për të ndihmuar, e kanë dëshmuar. Ka elementë të vlefshëm dhe po përpiqem t'i përshtas.

Gabimet dhe evitimi i tyre - Disa gjëra duhet të përmirësohen, sidomos në aspektin psikologjik. Jemi përmirësuar mirë, kemi parë të gjitha defektet edhe me video. Edhe me Italinë krijuam më shumë se në ndeshjet e tjera dhe duhet të kishim shënuar më shumë. Janë lojtarët që kanë karakteristika. Po flisja me Hysaj për Immobilen, nga brenda zone shënon. Janë tipat e lojtarëve, po shohim të krijojmë dhe godasim portën por na duhen lojtarë që godasin portën. Para Italisë thashë se duhej një paraqitje e mirë, e bëmë në mënyrë kompetitive edhe pse kishim mungesa. Pjesën e parë nuk bëmë aq mirë. Kushdo që vesh këtë fanellë të tregojë se vlen, ky ekip është rritur shumë", tha fillimisht trajneri.

77 vjeçari më pas u ndal te emrat e rinj dhe ata që janë të dëmtuar, duke thënë se ndaj Armenisë mund të ketë rrotacion.

"Lojtarë dhe skemë e re? Jam duke vlerësuar shumë lojtarë nga viti në vit. Po shoh lojtarë që të luajnë, duan edhe ata të përfitojnë nga harmonia. Kur vijnë lojtarët e rinj e kanë pak të vështirë të përshtaten. Kush vjen duhet të pranojë se luan me Shqipërinë, merr ose jo minuta. Po punojmë për Euro 2024.

10 ndeshje pa fitore, shanset për të thyer rekordin negativ - Kemi 1 vit e tre ditë që nuk fitojmë. Më është dashur të bëj edhe disa eksperimente. Nuk jam mësuar me rezultate të tilla dhe më vjen keq. Rezultati nuk duhet lënë mënjanë edhe pse ndeshjet janë miqësore. Kemi lojtarë që kanë treguar vlera me Katarin dhe Arabinë Saudite dhe pres që të japin më të mirën në minutat që do marrin.

Duhet të shohim formën e Kumbullës, kemi Hadroj, Gurishta që mund ta nisin ndeshjen nga minuta e parë. Pastaj kemi në sulm Skukën dhe Muçin që mund t'i provojmë nga fillimi. Janë pesë lojtarë që do marrin hapësira. Kanë treguar edhe në kampionatin shqiptar që bëjnë paraqitje të mirë", tha Reja.

Pesha e fanellës ishte një tjetër temë e cekur nga italiani i Kombëtares, që foli për aventurën tre vjeçare si kuqezi. Pas ndeshjes me Armeninë kontrata e tij me FSHF-në skadon, teksa ende nuk ka një vendim për trajnerin.

"Lojtarët e rinj e ndjejnë tamam vlerën e fanellës? Të gjithë të rinjtë sot janë të bindur se kanë të drejtë të luajnë në Kombëtare, nuk duhet të jetë kështu. Duhet durim dhe punë. Të jenë të bindur që të ndjejnë peshën e fanellës. Sot të rinjtë duan gjithçka shpejt, nuk duhet të jetë kështu. Miqësoret na vlejnë të provojmë emra të rinj. Nga sot e tutje ata që vijnë pa dëshirë nuk do jenë më pjesë e Kombëtares.

Ndeshja e fundit sipas kontratës - Shqipëria ka shumë vende të bukura që nuk i kam vizituar. Edhe nëse iki dhe nuk riovoj më, do jem këtu për të ndjekur, jam i dashuruar me këtë vend. Para pak ditësh udhëtova për në Sarandë dhe Gjirokastër dhe ka shumë vende të bukura. Kam vënë re që shumë njerëz më respektojnë në Shqipëri. Në histori shqiptarët kanë treguar se janë të fortë, më çdo luftë kanë fituar. As turqit (Osmanët) nuk e kishin të lehtë pushtimin tuaj, Shqipëria ka treguar karakter dhe këtë duam edhe në Kombëtare", përfundoi Reja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
Miqësorja me Armeninë, Hysaj: Të rinjtë s'e kuptojnë mirë peshën e ekipit, e mbyllim me fitore

Mbrojtësi Elseid Hysaj foli për mediat para miqësores që Shqipëria luan me Armeninë në "Air Albania". Për shkodranin nesër në 17:30 kuqezinjtë duhet ta mbyllin vitin me fitore.

"Besojmë se duhet ta marrim një fitore, ka qenë vit i vështirë pasi ky vit që kaloi nuk ka dhënë asnjë fitore. Kemi pasur momente të mira dhe të këqija, djemtë e duan një fitore nesër.

Miqësoret me lojtarët e Superligës - Kam takuar djemtë e rinj, janë të rinj dhe të edukuar, qëndrojnë në vendet e tyre dhe stërviten mirë. Duhet "luftë" për një vend në Kombëtare. Edhe në ndeshjet e kaluara kemi pasur dëmtime, çdo njeri që vjen këtu të japë maksimumin. Është një ëndërr e fëmijërisë të veshim këtë fanellë. Të jemi në Euro 2024 dhe për këtë të bëjmë më të mirën.

Skuadra dhe grupi - Duhet të jemi më të bashkuar, ka të rinj që s'e kuptojnë mirë. Kështu e ka futbollit, ta kuptojnë që mund të japin më shumë se çfarë kanë treguar. Duhet të luajmë gjithmonë si me Italinë, të vlerësojmë çdo kundërshtar dhe të shpresojmë për fitore.

Tifozët - Me Italinë do ishte plot stadiumi, Italia sjell tifozët në stadium dhe nuk donin ta humbisnin. Ne japim maksimumin për tifozët dhe ata për ne", tha Hysaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Porca putana: 18/11/2022 17:52

    Po mor fashist muti. Tregoni perralla 500 vjet para. E harruat 1920 me Selam Musain qe ju qiu putanat dhe 7 prillin 1939 kur Ducja donte ta kolonizonte Shqiperine. keni kohe me u marre edhe me politike, se me futboll po e shohim, i thyet te gjitha rekordet negative.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale