Efektet anësore nga përdorimi i tepërt i paracetamolit

Efektet anësore nga përdorimi i tepërt i paracetamolit

Paracetamoli, përdorimi i tepërt sjell dëmtime për mëlçinë

Ekspertët paralajmërojnë se marrja dhe  përdorimi i tepërt i paracetamollit mund të jetë i dëmshëm për mëlçinë po aq sa disa sëmundje serioze. Helmimet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i paracetamolit mund ta dëmtojnë mëlçinë, mund të jenë të vështira për t’u trajtuar e kuruar dhe mund të jenë fatale.

Hulumtuesit besojnë se zbulimet e tyre mund të ndikojnë që në të ardhmen të kryhen më shumë studime për të t’I kuruar dëmet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i ilaçeve. Shkencëtarët e Universitetit Edinburgh e kishin studiuar ndikimin e paracetamolit në qeliza të mëlçisë te njerëzit dhe në indin e minjve. Testimet e tyre tregojnë se në kushte të caktuara, paracetamoli mund ta dëmtojë mëlçinë duke shkaktuar dëme në lidhjet vitale strukturore mes qelizave të afërta në organ.

Shkencëtarët thonë se lloji i dëmit që iu shkaktohet qelizave si pasojë e përdorimit të tepërt të paracetamolit është i ngjashëm me dëmet që shkaktohen nga hepatiti dhe kanceri.


 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen