Efektet e diellit në lëkurë, fotoja tronditëse

Efektet e diellit në lëkurë, fotoja tronditëse
Një foto shokuese, që shoqëron në fakt një studim shkencor, po bën xhiron e botës sepse tregon shumë më qartë se fjalët se çfarë efekti ka dielli mbi lëkurën tonë.

Njeriu që shihini në foto është 69 vjeç dhe për 28 vite ka punuar si shofer kamioni. Ana e majtë e fytyrës së tij, pikërisht ana që ka qenë nga ana e xhamit gjatë orëve të punës, ka pësuar një plakje si pasojë e rrezeve të diellit dhe ndryshon krejtësisht nga ana tjetër e fytyrës.

Rasti është studiuar nga kërkuesit në Northëestern University të Çikagos dhe është publikuar nga Neë England Journal of Medicine. Studiuesit e kanë përcaktuar rastin si “dermatoheliosis”, ose plakje e parakohshme e lëkurës si pasojë e ekspozimit ndaj rrezeve Uva të diellit. Rrezet Uva deri sot mendoheshin si të padëmshme në fakt, krahasuar me rrezet Uvb (ultraviolet) që shkaktojnë kancer të lëkurës dhe djegiet. Rrezet Uva, që e përshkojnë xhamin dhe janë të pranishme edhe gjatë ditëve të vrenjtura përdoren në seancat e solarit për nxirje artificiale të lëkurës. Vetëm kohët e fundit studimet tregojnë se edhe këto rreze mund të kenë ndikim në rastet e tumoreve të lëkurës.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje