Vizitorët në qytetin historik të Krujës numërohen me gishtat e dorës.
Pandemia e covid-19 e ka goditur ekonominë e qytetit më keq se sa viti i mbrapshtë '97.
"Unë e kam marrë dyqanin në vitin '92 por kjo situatë më e vështirë,. edhe 97 ka qenë kështu se ka pasur lëvizje ishin ushtarët e KFOR-it por edhe të huaj. Asokohe disa i mbyllën dyqane, por kjo si sot nuk ka ndodhur...,"- shprehet Fadil Rama, tregtar në pazarin karakteristik.
Në rrugët e gurta të pazarit karakteristik mbizotëron heshtja.
Suoveniret dhe produktet e ndryshme artistike flenë në vitrina.
Shumë prej dyqaneve u është vënë dryni. Ata që dalin në punën vetëm mbijetojnë.
"Gjatë këtyre 3 muajve s'kemi punuar fare, njerëz s'ka pasur, pazarin se keni parë kurrë kaq bosh. Ne shpresojmë të hapen kufijtë se kjo është periudha e turizmit,"- tha Fazan Berhami.
Por jo vetëm tregtarët, edhe artizanët kanë mbetur pa punë, pasi kur nuk ka shitje, nuk ka as prodhim.
"Familjet që bëjnë punime artistike janë pa punë, ne gjithashtu. Një situatë të tillë jo unë por as babai im se mban mend,"- shprehet Zimir Berberi, që gjithashtu punon në këtë pazar.
Tregtarët e pazarit karakterisht të Krujë qendrojnë me shpresen se do të hapen kufijtë. Turistët e huaj janë ata që frekuentojnë më shumë këto dyqane.
"Fillonte lëvizja ne prill e maj vitet e tjera. Këtë vit këto muaj ishim në izolim, por edhe qershori që u hap sërish është në ngërç se s'ka lëvizje të njerëzve,"- tha me tej Rama.
Një pjesë e mirë e ekonomisë së Krujës ështe e lidhur me turizmin. Janë 73 dyqane në pazarin karakteristk të Krujës, por edhe shumë familje të tjera që sigurojnë jetesën nga puna artizanale. Një vit më parë Kruja numëroi 120 mijë turistë, ndërsa këtë vit pritshmëritë mbeten të pakta.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
68.3%
-
Jo
28.2%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1396
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kruja dhe Fushë-Kruja presin ndërrimin e viteve me fishekzjarre
1 Janar, 01:22
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Krujë/ Tregtonin ilegalisht fishekzjarre dhe kapsolla në dyqane, procedohen 2 pronarët
30 Dhjetor 2024, 13:29
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor 2024, 09:52
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor 2024, 16:08
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor 2024, 08:50
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor 2024, 18:45
-
Krujë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 10 të arrestuar, nën hetim një 17 vjeçar
9 Dhjetor 2024, 12:49
-
FOTOLAJM/ Bora zbardh edhe Parkun Kombëtar të Qafshtamës
1 Dhjetor 2024, 11:58
-
Krujë, vendoset busti i firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Merlika! Kryeministri që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’
26 Nëntor 2024, 17:31
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor 2024, 16:36
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor 2024, 21:19