Efekti Halloween: Fëmijët 'kapërcejnë' frikën nga monstrat, vdekja dhe errësira

Efekti Halloween: Fëmijët 'kapërcejnë' frikën nga monstrat, vdekja dhe errësira

Fëmijë të maskuar për festën e Halloween

Festa e Halloween-it, me monstrat dhe zombie-t e saj i bën mirë fëmijëve për të larguar frikërat. Për ta theksuar këtë fakt, në prag “të natës së pushtuar nga shpirtrat” është Paola Vinciguerra, psikoterapistja.

“Trick or Treat", shpjegon ekspertja, "është jo vetëm një rimë për fëmijët, por një mantra e vërtetë për të zhdukur frikën ndaj monstrave, vdekjes dhe errësirës.

Deri disa vite më parë, i vetmi rast ku ata kishin mundësi që të maskoheshin ishin karnavalet, ndërsa Halloween-i, i jep një mundësi që fëmijët të shprehin më shumë fantazinë e tyre shpeshherë edhe makabre.

Në natën e 31 tetorit fantazmat e frikshme, shtrigat e liga, vampirët e uritur, mumiet dhe zombit do të rikthehen në jetë ​​për të luajtur dhe për t’u argëtuar.

“Ligji” i frikës thotë që është thelbësore për qeniet njerëzore që të mbrohemi nga rreziqet që mund të cenojnë jetën tonë apo atë të personave të tjerë që na rrethojnë. Ajo që është e panjohur dhe e papritutr mund të na bëjë të ndjehemi të pafuqishëm.

Fëmijët e dinë këtë shumë mirë këtë gjë dhe zakonisht në moshë të vogël ata kanë frikë dhe ndjehen të kërcënuar nga elemente të pajetë si: monstrat, hijet etj.

Por për Halloween është ndryshe.

Të gjitha frikërat apo fobitë zhduken për një natë dhe bëhen objekt tallje dhe ironie nga të gjithë.

Kjo për shkak se fëmijët transformohen vetë në këto monstrash, në një moshë që zakonisht këto personazhe shkaktojnë tmerr. Në një lojë make-upi fëmija zbulon si dhe këto personazhe nuk janë aq të rrezikshme dhe se ekzistojnë vetëm në një botë imagjinare.

Të bësh shaka me këto personazhe që kanë lidhje me vdekjen, mund të jetë një mënyrë për të bërë që fëmijët të humbin ankthin që i shkakton humbja e jetës.

“Me pak fjalë duke e përfshirë veten në një botë që shpesh herë i ngjallte frikë, fëmijët ndjehen më të sigurt,”-shkruan Vinciguerra.

Frika, përfundon ajo, është një nga elementet kryesore që na mban larg rrezikut. Por për fëmijët që do të festojnë Halloween-in ditën e sotme, ajo mund të eksplorohet, kuptohet dhe më pas të kapërcehet.

Paola Vinciguerra, psikoterapiste

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 31/10/2018 19:18

    O copa mishi po pse duke u veshur si personazhet e filmave horror i iken frika femijeve??? O njerez te trashe o idioter....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion