Efektivët kanë ngritur një barrikadë në rrugën që të çon tek Drejtoria e Policisë së Tiranës për të bllokuar kalimin e protestuesve të udhëhequr nga Sali Berisha dhe nga deputetë të PD. Gjatë marshimit janë hedhur molotovë në koshat e mbeturinave.
Fillimisht ata shkuan tek Drejtoria e Policisë së Shtetit ku u shpërndanë me ujë e gaz lotsjellës. Ndërkohë numri i protestuesve nuk është më ai i fillimit. Nuk janë pak ata militantë që kanë braktisur ‘turin’ që do zhvillohet në kryeqytet.
Lajmi kryesor:
Protesta e PD/ Breshëri molotovësh drejt vilës së Enver Hoxhës, u rrezikohet jeta 7 artistëve të huaj dhe stafit! Militantët marshim te Kryeministria, Policia e Shtetit dhe e Tiranës











