Efi Dhedhes ka biseduar gjatë darkës me Bledin sa i takon përplasjeve të shumta me ish miqtë e saj në BBV. Mane e këshilloi ish-konkurrenten e “Për’puthen” që të fliste me Kiarën dhe t’i thotë që gjërat që kanë lënë pezull jahstë t'i diskutojnë pasi të dalin dhe jo brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Efi u shpreh se që natën që u fut në shtëpi, ndjeu një siklet, i cili u rëndua akoma më shumë kur Kiara dhe Ronaldo e gënjyen sy më sy.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se nuk e llogarit më as Kiarën dhe as Luizin, pasi ata të dy e mashtruan, nuk e respektuan dhe e hodhën poshtë atë.
Efi theksoi gjithashtu se e kupton pikëpytjen që Luizi ka ndaj saj por Kiara i ka dhënë këngëtarit mesazhin e gabuar, gjë që e cila solli menjëherë ndryshim në sjelljen e tij.