Ky raport ka shërbyer dje si objekt debatesh, provokuar nga qeveria dhe reagimeve të njëpasnjëshme të palëve në vend.
Ndërkohë që Egin Ceka, djali i ambasadorit të sapoemëruar në Romë, Neritan Ceka, njihet edhe si autor i disa shkrimeve kritike në forumet islame, kundër ish-kreut të Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI. 37 vjeçari refuzoi javë më parë që të linte mandatin e të ngarkuarit në punë në ambasadën e republikës së Shqipërisë në Austri.
Në vend që të ndërpriste shërbimin diplomatik për t’u kthyer në atdhe, siç e parashikon për ligji për shërbimin diplomatik në Republikën e Shqipërisë, pas emërimit të të atit ambasador i Shqipërisë në Itali, Ceka është transferuar në një përfaqësi tjetër diplomatike, po në Vjenë, në atë të UNOV.OSBE-së, duke ndërruar thjesht selinë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (26.04.2013)
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)