Egjipt, 297 të arrestuar, 1 i vrarë
gjatë operacioneve të ushtrisë

EGJIPT - Njoftohet se në operacionet e ushtrisë egjiptiane në Sinain e Veriut 1 person ka humbur jetën, ndërsa 297 të tjerë janë arrestuar raporton Anadolu Agency (AA).
 
Zëdhënësi i Ushtrisë Gjeneral Muhamed Semir në deklaratën e tij me shkrim, tha se "Forcat e Armatosura të Egjiptit në datat 24-26 dhjetor kanë ndërmarrë bastisje ndaj grupeve terroriste në Sinain e Veriut. Gjatë bastisjeve ka patur konflikte ku si pasojë e kësaj një terrorist i rrezikshëm Tevfik Avad Syleyman Hasan Majuf Ebu Sabi ka mbetur i vrarë".
 
Semir ka theksuar se nga 297 personat e arrestuar në operacione 218 prej tyre kanë hyrë në mënyrë ilegale në vend, 76 prej tyre janë si të dyshuar për terrorizëm dhe 12 prej tyre kërkohen nga forcat e sigurisë, Samir shton më tej se janë asgjësuar edhe 199 celula të grupeve të armatosura.
 
Semir nuk ka dhënë informacion në lidhje se kujt organizate i përket Ebu Sabi, ndërsa burimet policore në pretendimet e tyre kanë njoftuar se ai është anëtar i organizatës "Ensar Bejt el-Makdis" në Egjipt e cila i shërben liderit të ISIL dhe e cila e ka ndërruar emrin e saj në "Krahina Sina".
 
Në gadishullin e Sinait Verior pas një sulmi të ndërmarrë ndaj 2 pikave të sigurisë me 24 tetor ku si pasojë e sulmit humbën jetën dhe u plagosën dhjetëra ushtarë, qeveria e Egjiptit pasi shpalli gjendje të jashtëzakonshme për 3 muaj filloi operacionet ushtarake në vend.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet