Egjipt, 300 protestues sulmojnë
me molotov zyrat e Al Jazeera-s

EGJIPT - Rreth 300 protestues egjiptian janë mbledhur në sheshin Tahir ku kanë hedhur bomba molotovë dhe gurë kundrejt zyrave të kanalit televiziv Al Jazeera.

Disa nga protestuesit kanë hyrë në studiot televizive duke i shkatërruar të gjitha çfarë kishte brenda, tha drejtori ekzekutiv Ahmed Desouki i Al Jazeera-s.

Protestuesit akuzojnë kanalin televiziv më të madh në Lindjen e Mesme që kanë mbështetur më shumë Vëllezërit Myslimanë, e cila është forca politike më e madhe në vend.

Ministri i Brendshëm egjiptian i ka përshkruar autorët si “keqbërës” që janë përleshur me forcat e rendit dhe Prokurori i Përgjithshëm ka hapur një hetim. Nga përleshjet me protestuesit dhe policisë kanë mbetur të plagosur dhjetëra persona.

Sot, numri i të plagosurve ka vajtur në 61 në tre ditë të dhunës sporadike në Kajro.

(lc/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit