SINAI- Të paktën 10 ushtarë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një atentati me një bombë në Sinai, në veri të El-Arish, në Egjipt.
Siç referon gazeta “Al-Masri al-Youm” një autobus që trasportonte disa ushtarë, u godit nga një bombë në zonën e Kharouba.
Sipas burimeve të sigurisë vendase, pritet që të ketë një rritje të bilancit të viktimave, të këtij atentati.
Sulmet ndaj forcave të sigurisë në Sinai, janë shtuar kohët e fundit, që pas përmbysjes së presidentit islamik Mohammed Morsi, në korrikun e këtitj viti.
Atentati i mëngjesit të së mërkurës në rrugën Rafaha el-Arish, mendohet të jetë një ndër më të përgjakshmit, ndaj ushtarëve, që pas largimit të presidentit Morsi.
Janë gjithashtu edhe 26 ushtarë të cilët kanë mbetur të plagosur nga ky shpërthim, disa prej të cilëve janë transportuar në spital me helikopter.
Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com