EGJIPT- Presidenti turk Tajip Erdogan ka dënuar vendimin mbi dënimet me vdekje, mbështetur nga një gjykatë egjiptiane kundër ish-presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi si dhe krerët e Vëllazërisë Myslimane.
Erdogan lëshoi ​​një deklaratë pas vendimit për dënim me vdekje ndaj Morsit për komplot dhe sulme ndaj policisë gjatë kryengritjes së vitit 2011. Presidenti turk i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të detyrojë Egjiptin për të tërhequr dënimet.

"Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë për të tërhequr këto dënime me vdekje, dhënë sipas udhëzimeve të regjimit të grushtit të shtetit, për t'i dhënë fund kësaj rrugë e cila mund të rrezikojë seriozisht paqen e shoqërisë egjiptiane," tha Erdogan.

Gjykata e kishte dënuar fillimisht Morsin, si dhe më shumë se 100 të pandehur të tjerë me vdekje muajin e kaluar.
Vendimi i së martës erdhi pas konsultimit të gjykatës me myftiun e madh të Egjiptit, i cili luan një rol këshillues. Por vendimi i marrë nga gjykata pritet të apelohet.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)