Egjipt, gazetarja e parë me
shami jep edicionin e lajmeve

KAJRO - Për herë të parë që pas rrëzimi të ish presidentit Hosni Mubarak, një gazetare me shami u shfaq në ekran për të transmetuar edicionet informative. Me një shami ngjyrë kremi në kokë, dhe e veshur me kostum të zi, Fatma Nabil u shfaq në Channel 1 në pikun e shikueshmërisë. Televizionin publik ka bërë të ditur se ky është rasti i parë ku një femër me shami drejton edicionin informativ, pasi me parë ishte e ndaluar nga regjimi që të transmetoheshin indirekt mesazhe fetare dhe i cili donte të ruante laicitetin në televizonin shtetëror.

“Më në fund revolucioni u arrit”, ka thënë për mediet e egjiptiane, Ministri i Informacionit, Salah Abdel Maqsud Nabil (Partia: Vëllezërve Myslyman). Sipas tij dalja e saj me shami duhet të shërbejë si shembull për femrat e tjera që dalin në transmetime televizive pa u mbuluar. Gjatë regjimit të Mubarakut, femrat me perçe punësoheshin në televizion por nuk shfaqeshin në ekran.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat