KAJRO, 16 mars /ATSH-AFP/ - Një gjykatë egjiptiane dënoi sot me vdekje 14 drejtues të "Vëllazërisë myslimane", përfshirë liderin suprem, Mohamed Badie, njoftoi media zyrtare dhe avokatë pjesëmarrës në proces.
"Katërmbëdhjetë drejtues të vëllazërisë, e konsideruar organizatë terroriste nga autoritetet që nga viti 2013, u akuzuan nga gjykata penale për planifikim për marrjen e dhunshme të pushtetit", thanë burimet e sipërcituara.
Gjykata e Gizehut, në jugperëndim të Kajros, e kryesuar nga gjykatësi Mohamed Naji Chehata, vendosi të informojë për vendimin e saj myftiun e madh të Egjiptit, ashtu siç parashikohet edhe nga ligji", njoftoi agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, MENA./ a.jor.












