Qeveria e përkohshme e Egjiptit jep dorëheqjen pas 6 muajsh. 

"Qeveria egjiptaine e ka përmbushur fazën e parë të planit të punës, me miratimin e Kushtetutës, fakt që riktheu sigurinë në vend, ndaj ka vendosur unanimisht të japë dorëheqjen”, deklaroi kryeministri egjiptian në detyrë, Hazem Beblawi gjatë një konference për shtyp të transmetuar drejtpërdrejtë nga televizioni publik vendas, ku ai kofirmoi njoftimin e ”Al Ahram” për dorëheqjen e ekzekutivit së Kajros.

Vendimi u morr pas një takimi të kabinetit qeveritar. Në takim morrën pjesë shefat e forcave të armatosura dhe Ministri i Brendshëm Abdul Fattah al-Sisi.

Në ditët në vazhdim al-Sisi, i cili rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Morsi pritet të shpallë vendimin për të kandiduar si president i Egjiptit në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas kushtetutës së re të aprovuar në muajin janar të këtij viti, zgjedhjet presidenciale do të mbahen në muajin prill dhe favorit për të fituar është pikërisht al-Sisi.

Kryeministri i Egjiptit Hazem el-Beblawi deklaroi se dorëheqjen do e dorëzonte sot tek presidenti i republikës, Adly Mansour.
 
Analistët presin që shefi i ushtrisë Abdel-Fatah El-Sisi, që ka shërbyer edhe si ministër i Mbrojtjes, të marrë postin e presidentit. Për këtë, ai duhet të lërë postin e tij ushtarak. Beblawi u emërua në krye të qeverisë egjiptiane pasi ushtria rrëzoi presidentin Mohamed Mors korrikun e kaluar prej protesatve masive kundër qeverisjes së tij.

Redaksia online 
(o.s/shqiptarja.com)