KAJRO - Ekipi kombëtar egjiptian i handbollit anulloi sot dy ndeshje miqësore kundër Katarit në fund të nëntorit, por duke mbajtur pjesëmarrjen në Botërorin 2015 për meshkuj, pavarësisht marrëdhënieve të tendosura mes Kajros dhe Dohas.
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kanë njoftuar tashmë javët e fundit tërheqjen e tyre nga Botërori i ardhshëm i handbollit, që do të zhvillohet nga 15 janari deri në 1 shkurt në Katar.
Marrëdhëniet u tensionuan mes Katarit dhe shumë vendeve arabe, mes të cilave edhe Egjipti, Emiratat e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Arabia Saudite, pasi Doha akuzohet se mbështet lëvizjet islamike në rajon për të shtrirë influencën e saj.
Presidenti i federatës egjiptiane të handbollit, Khaled Hamouda, njoftoi se këshilltarët e administratës kishin vendosur të anullonin ndeshjen miqësore që do të luhet në Doha, por konfirmoi pjesëmarrjen e Egjiptit në Botëror./ATSH/