KAJRO, - Kajro, Athina dhe Nikosia i kërkuan sot Ankarasë t'i japë fund eksplorimeve të saj për gjatë brigjeve të Qipros, që sipas presidentit qipriot janë provokime të rrezikshme për gjithë rajonin.
Në një komunikatë të përbashkët të publikuar në përfundim të një takimi tri palësh, të quajtur "Deklarata e Kajros", tre vendet i kërkojnë Turqisë t'i japë fund të gjitha operacioneve të vëzhgimit sistematik për gjatë zonave detare të Qipros, dhe të mos bëjë të tjera në të ardhmen.
Në komunikatën e tyre, tre vendet kërkojnë një rregullim të krizës së qipros duke respektuar të drejtën ndërkombëtare.
Presidenti qipriot, Nicos Anastasiades, vlerësoi gjatë një konference për shtyp se "provokimet e Turqisë nuk kompromentojnë vetëm bisedimet e paqes (që synojnë t'i japin fund ndarjes së ishurllit të Qipros) por prekin gjithashtu sigurinë në rajonin lindor të Mesdheut".
Qiproja ndërpreu në tetor bisedimet e saj për paqe me Republikën Turke të Qipros Veriore (RTCN), që njihet vetëm nga Ankaraja, për shkak të grindjeve me Turqinë mbi kërkimet energjetike në ujërat e saj territorial.
Ankaraja dërgoi muajin e kalaur një anije sizmike për të skanuar fundin e detit pranë një sektori që Republika e Qipros ka autorizuar konsrtiumin italo-korean "ENI-Kogas" të kërkojë për burime të mundshme gazi.
"Që negociatat e paqes të përfundojnë me sukses, Turqia duhet të tregojë vullnet të mirë dhe të marrë një pozicionim konstruktiv", shtoi Anastasiades.
Turqia i kundërvihet eksplorimit nga Nikosia të burimeve detare të gazit para se të arrihet një zgjidhje mbi problemin e ndarjes së ishulluit që zgjat më shumë se 40 vite./ATSH/
/Shqiptarja.com