"Takimi do të zhvillohet në Jeddah, në kuadrin e premtimit të kryera nga SHBA-ja për të krijuar një koalicion të gjerë me më shumë se 40 vende, që të zgjasë për shumë vite dhe të luftojë xhihadistët ultra radikale të Shtetit Islamik që shkaktojnë terror në Irak dhe Siri", theksoi ky burim i qeverisë egjiptiane.
Ministrat e Punëve të Jashtme të gjashtë vendeve të CCG-së, Arabi Saudite, Kuvajt, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein dhe Oman, si dhe Egjipti, Jordania dhe Iraku do të takohen me Kerry-n të mërkurën dhe të enjten në Jeddah në kuadrin e përpjekjeve për të mundur terrorizmin", sipas të njëjtit burim.
Në Bejrut, një përgjegjës i qeverisë njoftoi se edhe shefi libanez i diplomacvisë, Gebrane Bassil, do të marrë pjesë në këtë mbledhje./ATSH/
