Të paktën dy policë kanë humbur jetën pasi një person e hodhi veten e tij në erë në qendër të Kajros u shpreh përmes nje deklarate Ministri i Brendshëm i Egjiptit.
Tre persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi kur forcat e sigurisë po ndiqnin të dyshuarin. Personi i cili hodhi veten e tij në erë dyshohej se fshihej pas një sulmi me bombë ndaj një xhamie në në Giza të premten e 16 shkurtit.
Sulmi që mori jetën e dy policëve nuk është marrë ende përsipër nga asnjë organizatë terroriste. Autoritete po punojnë për të mësuar motivin e sulmit dhe kush fshihet pas ngjarjes.