Egjipt, një gjykatë dënon me vdekje
529 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane
Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me vdekje 529 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane nën akuzën e vrasjes gjatë trazirave në Egjipt. Ata pritet të apelojnë vendimin që do të shkojë tek autoriteti suprem fetar, Muftiu i Madh, për miratim ose refuzim të vendimit, raporton BBC. (Në foto:Familjarët e të dënuarve që protestojnë vendimin e gjykatës)
KAJRO- Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me vdekje 529 anëtarë mbështetës të Vëllazërisë Myslimane nën akuzën e vrasjes gjatë trazirave në Egjipt.
Ata pritet të apelojnë vendimin që do të shkojë tek autoriteti suprem fetar, Muftiu i Madh, për miratim ose refuzim të vendimit, raporton BBC. Aktivistët thonë se ndërsa dënimet me vdekje janë hedhur poshtë, disa të tjerë janë zbatuar në Egjipt.
Sesioni final i gjyqit do të mbahet më 28 prill. Deri në këtë datë ka kohë para se të dënimi të apelohet dhe të konfirmohet. Zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane në Londër, Abdullah el - Haddad e ka interpretuar vendimin e gjykatës si tregues që “Egjipti tani është një diktaturë”.
Shumica e atyre që u dënuan u arrestuan gjatë konflikteve që shpërthyen në provincën jugore të Minya-s pas shpërndarjes me dhunë të dy kampeve protestuese nga “Vëllazëria Myslimane” në Kajro, në 14 gusht.
Kriza politike është thelluar në Egjipt, qëkur ushtria rrëzoi presidentin Mohamed Mursi korrikun e shkuar. Forcat e sigurisë vranë qindra nga anëtarët e vëllazërisë në rrugë dhe arrestuan mijëra të tjerë.
Akuzat ndaj grupit në gjyqin e mbajtur në Minya që ditën e shtunë përfshijnë dhunë, vrasje, mësymjen në një stacion policie, sulmin ndaj njerëzve dhe dëmtimin e pronës publike dhe private. Vetëm 123 prej tyre ishin prezentë. Qeveria e ka deklaruar vëllazërinë si një grup terrorist. Anëtarët thonë se janë një lëvizje paqësore.
Të pandehurit u arrestuan pas demonstratave të dhunshme në gusht pro-Morsit, ku u vranë qindra njerëz.
Ndërsa presidenti i rrëzuar egjiptian, Mohamed Morsi është duke u gjykuar për një numër të madh akuzash, që nga vrasje në masë, terrorizëm, rrjedhje informacion të klasifikuar brenda dhe jashtë Egjiptit.
Herët e fundit kur ai është paraqitur në seancë gjyqësore, ka dalë në një kafaz prej qelqi dhe jo hekuri, pasi shpesh ai ka drejtuar deklarata fyese ndaj gjyqtarëve të çështjes së tij, gjë që i shton numrin e akuzave.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4372
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29