KAJRO- Protestat e dhunshme mes mbështetësve te ish-presidentit Morsi dhe ushtrisë kane tronditur qytetin e Kajros. Protestat kane nisur pas vendimit te qeverise egjiptiane për të konfiskuar pasurinë dhe ndaluar aktivitetet e këtij grupi. Zyrtaret mjekësorë raportojnë 4 të vrarë dhe mbi 40 të plagosur si pasoje e përleshjeve në sheshin Tahrir.

Ka pasur edhe raporte të përleshjeve midis demonstruesve pro- Morsi civilë dhe mbështetësve të qeverisë ushtarake. Autoritetet Egjiptiane e portretizojnë ngjarjen si një goditje ndaj “terrorizmit” por vëllazëria myslimane nga ana tjetër e ka cilësuar përmbysjen e Morsit me ato të Hitlerit. Qindra protestues islamikë kanë vdekur në dhunën e  përdoruar nga ushtria pas rrëzimit të presidentit Mohammed Morsi në korrik.

Redaksia online
(d.d/shqiptarja.com)