Egjipt/ Peshkaqeni vret një turist italian 48-vjeçar nga Roma dhe plagos një tjetër

Egjipt/ Peshkaqeni vret një turist italian 48-vjeçar nga Roma dhe plagos një tjetër

Marsa Alam, Egjipt

Një turist italian, një burrë 48-vjeçar nga Roma, është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë një sulmi nga një peshkaqen në Marsa Alam, në Detin e Kuq, në Egjipt. Italiani tjetër i përfshirë, sipas Adnkronos, është 69 vjeç dhe është me origjinë nga Genivolta (Cremona).

Autoritetet egjiptiane specifikuan se sulmi ndodhi në ujëra të thella dhe jashtë zonës së përcaktuar për larje. Megjithatë, ato urdhëruan formimin e një komiteti urgjent në bashkëpunim me Guvernatorin e Detit të Kuq për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Të dy po praktikonin snorkeling dhe, sipas informacionit të parë, kishin kaluar barrierën koralore pa një udhërrëfyes, ndoshta për të kërkuar të shihnin gjitarë detarë të rrallë, ose breshka, të cilat zakonisht notojnë në ujërat e hapura. 

I plagosuri është shtruar në spitalin e Port Ghalib. Ministria e Mjedisit vendosi mbylljen e zonës dhe ndaloi paraprakisht larjen në zonën pranë molëve. Fillimisht, nuk ishte bërë e ditur kombësia e personave të përfshirë, por sipas agjencisë Adnkronos, bëhet fjalë për dy italianë.

Nuk është hera e parë që peshkaqenët sulmojnë turistët në Detin e Kuq. Disa plazhe përgjatë Detit të Kuq u mbyllën në korrik të vitit 2022, pasi një turiste austriake 68-vjeçare u vra nga një peshkaqen.

Në qershor të vitit 2023, një turist rus u gëlltit nga një peshkaqen që më pas u kap në një zonë pranë Dream Beach, në qytetin Hurghada. Në shtator të po atij viti, një peshkaqen i këputi një krah një gruaje egjiptiane në ujërat pranë plazhit Dahab, në jug të Sinait.

Pas këtyre incidenteve, autoritetet egjiptiane kishin njoftuar instalimin e pajisjeve monitoruese të lidhura me satelitët për të ndjekur lëvizjet dhe sjelljen e peshkaqenëve me qëllim marrjen e masave parandaluese për të mbrojtur zhytësit dhe notarët nga sulmet.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Festuan Vitin e Ri/ Mbi 125 persona në urgjencën e Lezhës e Vlorë, shkak konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi nga fishekzjarret

Festuan Vitin e Ri/ Mbi 125 persona në urgjencën e Lezhës e Vlorë, shkak konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi nga fishekzjarret