'Agnesa e Zotit', vepra e dramaturgut Pielmeier në Tiranë! Regjisori Kiço Londo sjell shfaqjen teatrore me tre aktore

Një vepër që provokon mendime dhe vë në pikëpyetje siguritë ligjore, mendore, fetare dhe ekzistenciale është shfaqja “Agnesa e Zotit”, që po shfaqet këto ditë në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë. Pjesa, një dramë e vitit 1979 nga John Pielmeier tregon historinë e një murgeshe të re (interpretuar nga Laura Nezha) që lind një fëmijë në manastir dhe këmbëngul se foshnja erdhi si rezultat i ngjizjes së virgjër. Pasi fëmija gjendet i vdekur, një mjeke psikiatre (Eni Jani) dhe nëna eprore e kuvendit (Violeta Trebicka) përleshen gjatë hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Psikiatria Marta lëviz nga edukatorja te antagonistja, nga psikiatria me hundë të fortë ateisteje, te shëruesja që kërkon besim. Ajo na ofron jo vetëm sfondin e ngjarjeve, por edhe një histori personale.

“Shfaqja ka tre aktorë. Ka linjën kryesore luftën midis fesë dhe shkencës, por nëse do të flisja nisur nga roli im do të thoja që shfaqja flet për shpirtin, shpirtin që po ikën, që nuk ekziston më, tek ajo mrekullia që sot nuk e kemi.”, - shprehet aktorja Violeta Trebicka.

Ndërsa Eni Jani thotë se për të si aktore është rol i vështirë.

"Sepse është roli i psikiatres, mjekes ligjore dhe është në luftën e saj midis detyrës që i është ngarkuar, por edhe anës njerëzore që ajo shikon te Agnesa.”, - vëren Jani.

Regjisori Kiço Londo nënvizon se komunikimi me publikun përmes dramave të forta si kjo është sfidë.

“Jetojmë në një kohë pak të trazuar, pak kaotike. Edhe në teatër kjo ndihet. Ka një rendje të madhe pas komedisë dhe kur vijnë vepra shumë të forta është pak e vështirë për të gjetur ekuilibrin me publikun, por besoj që publiku, si në Durrës, edhe në Elbasan, por dhe në ditën e parë në Tiranë, do ta ndjekë.”, - thotë Londo.

Drama “Agnesa e Zotit” ka marrë një sërë çmimesh dhe është shfaqur pothuajse në të gjithë vendet e botës. Ajo do të vijojë të shfaqet edhe mbrëmjen e kësaj të enjteje në 7 nëntor, si dhe në 12, 13 dhe 14 nëntor në sallën e Universitetit të Arteve.

B.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç